Ligji i përtërirë 33:1-29

  • Moisiu bekon fiset (1-29)

    • ‘Krahët e përjetshëm’ të Jehovait (27)

33  Ja si i bekoi Moisiu, njeriu i Perëndisë së vërtetë, izraelitët para se të vdiste.+  Ai tha: «Nga Sinai erdhi Jehovai+e nga Seiri rrëzëlleu mbi ta. Rrezatoi lavdishëm nga rajoni malor i Paranit+e dhjetëra mijë engjëj të shenjtë* ishin me të,+po, luftëtarët e vet i kishte në të djathtë.+   Ti e ke për zemër popullin tënd, o Perëndi;+gjithë ky popull i shenjtë është në dorën tënde.+ Ai t’u ul te këmbët+e nisi të dëgjonte fjalët e tua.+   (Moisiu na dha një urdhër, një ligj,+si trashëgimi për kongregacionin e Jakobit.)+   Perëndia u bë mbret në Jeshurun*+kur u mblodhën krerët e popullit+bashkë me tërë fiset e Izraelit.+   Rroftë Rubeni e mos vdektë!+ Mos u pakësofshin burrat e tij!»+   Për Judën tha këtë bekim:+ «Dëgjoje, o Jehova, zërin e Judës,+dhe ktheje sërish te populli i tij. Me krahët e vet ka mbrojtur* atë që i takon. E ndihmofsh përballë kundërshtarëve të vet!»+   Për Levin tha:+ «Thumimi dhe Urimi*+ yt* i përkasin atij që u tregua besnik ndaj teje,+të cilin e vure në provë në Masah,+me të cilin fillove të ndesheshe pranë ujërave të Meribës.+   Ai nuk i mori në konsideratë babanë e nënën,madje nuk i përfilli vëllezërit+e nuk u mbajti anën as bijve të vet,sepse zbatonte fjalën tëndedhe respektonte besëlidhjen tënde.+ 10  Le t’ia mësojë Jakobit vendimet e tua gjyqësore+dhe Izraelit Ligjin tënd.+ Le të paraqitë temjan si aromë të këndshme për ty*+dhe një blatim të plotë në altarin tënd.+ 11  Bekoje, o Jehova, fuqinë e tij,dhe gjetsh ëndje në veprën e duarve të tij. Thyejua këmbët* atyre që ngrihen kundër tij,që ata që e urrejnë të mos ngrihen më.» 12  Për Beniaminin tha:+ «Banoftë i sigurt pranë tij ky njeri i dashur për Jehovain,ndërsa gjen strehë tërë ditën tek Ai! Ai do të prehet mes supeve të Tij.» 13  Për Jozefin tha:+ «Qoftë i bekuar vendi i tij nga Jehovai+me gjërat e zgjedhura të qiellit,me vesën dhe me ujërat e burimeve të thella,+ 14  me frytet e zgjedhura që sjell dielli,me prodhimin e zgjedhur të çdo muaji,+ 15  me frytet më të zgjedhura të maleve të lashta,*+me gjërat e zgjedhura të kodrave të patundura, 16  me gjërat e zgjedhura të tokës dhe të gjithçkaje që është në të,+me miratimin e Atij që u shfaq në shkurren me gjemba.+ Ardhshin këto mbi kokën e Jozefit,në majë të kokës së atij që u zgjodh mes vëllezërve të tij!+ 17  Shkëlqimi i tij është si ai i të parëlindurit të demit,brirët* e tij janë si brirët e demit të egër. Me ta ai do t’i shtyjë* popujt,që të gjithë deri në skajet e tokës. Ata janë dhjetëra mijë burrat e Efraimit+dhe mijërat e Manaseut.» 18  Për Zabulonin tha:+ «Gëzo, o Zabulon, në udhëtimet e tua tregtare,dhe ti, Isahar, gëzo në tendat e tua!+ 19  Ata do t’i ftojnë popujt në mal. Atje do të ofrojnë flijime drejtësie,sepse do të ngopen me* pasuritë e bollshme të detevedhe me thesaret e fshehura të rërës.» 20  Për Gadin tha:+ «Bekuar qoftë ai që zgjeron kufijtë e Gadit!+ Ai rri shtrirë si luan,gati që të shqyejë krahun dhe kokën e presë. 21  Pjesën e parë do ta zgjedhë për veten,+pjesën që i dha ligjdhënësi.+ Krerët e popullit do të mblidhen bashkë. Ai do të çojë në vend drejtësinë e Jehovaitdhe vendimet e tij gjyqësore për Izraelin.» 22  Për Danin tha:+ «Dani është një këlysh luani.+ Ai do të sulet nga Bashani.»+ 23  Për Neftalin tha:+ «Neftali është i kënaqur me miratimin e Jehovaitdhe është ngopur me bekimet e tij. Shtije në dorë perëndimin dhe jugun!» 24  Për Asherin tha:+ «U bekoftë Asheri me bij! Gëzoftë miratimin e vëllezërve të vetdhe le ta zhytë* këmbën në vaj! 25  Hekur dhe bakër janë shulat e portave të tua,+e do të jesh i sigurt gjithë ditët e tua.»* 26  Ai vazhdoi: «Ku ka si Perëndia i vërtetë+ i Jeshurunit,+që kalëron nëpër qiell për të të ardhur në ndihmë,që kalëron mbi re gjithë madhështi!+ 27  Perëndia është strehë që nga kohët e lashta,+me krahët e tij të përjetshëm të mban.+ Ai do t’i dëbojë armiqtë para syve të tu+dhe do të thotë: ‘Shfarosi!’+ 28  Izraeli do të banojë i sigurt,‘burimi’ i Jakobit* do të jetë i veçuarnë një vend me drithë e verë të re,+ku qielli do të pikojë vesë.+ 29  Lum ti, o Izrael!+ Kush është si ti,+popull i shpëtuar nga Jehovai?!+ Ai është mburoja jote e sigurt+dhe shpata jote madhështore! Armiqtë e tu do të struken kokulur para teje,+dhe ti do të shkelësh kurrizin e tyre.»*

Shënime në fund të faqes

Ose «një mori engjëjsh të shenjtë».
Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
Ose «ka luftuar për».
Në këtë varg «yt» dhe «teje» u referohen Perëndisë.
Fjalë për fjalë «për hundën tënde».
Ose «ijët».
Një mundësi tjetër «të maleve të lindjes».
Ose «do t’i godasë».
Fjalë për fjalë «do të thithin».
Ose «le ta lajë».
Fjalë për fjalë «e si ditët e tua do të jetë fuqia jote».
Domethënë, pasardhësit e tij.
Një mundësi tjetër «në vende të larta».