Ligji i përtërirë 20:1-20

  • Rregullat e luftës (1-20)

    • Përjashtimi nga shërbimi ushtarak (5-9)

20  Nëse shkon në luftë kundër armiqve të tu dhe sheh se kanë më shumë kuaj, karroca dhe trupa ushtarake, mos ki frikë prej tyre, sepse me ty është Jehovai, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti.+  Kur të jesh në prag të betejës, prifti do të afrohet e do t’i flasë popullit.+  Ai duhet t’i thotë: ‘Dëgjo, o Izrael! Së shpejti do të fillosh betejën kundër armiqve të tu. Të mos të lëshojë zemra, mos ki frikë, mos u tremb e mos u tmerro para tyre,  sepse Jehovai, Perëndia yt, po marshon përkrah teje për të luftuar kundër armiqve të tu dhe për të të shpëtuar.’+  Gjithashtu, të parët e ushtrisë duhet t’i thonë popullit: ‘A ka mes jush ndonjë që ka ndërtuar një shtëpi të re, por që ende nuk e ka gëzuar?* Të kthehet në shtëpi se mos vdes në betejë e pastaj një tjetër e gëzon.  A ka ndonjë që ka mbjellë një vresht, por që ende nuk ia ka shijuar frytin? Të kthehet në shtëpi se mos vdes në betejë e një tjetër e shijon.  A ka ndonjë që është fejuar me një vajzë, por që ende nuk është martuar me të? Të kthehet në shtëpi+ se mos vdes në betejë e një tjetër martohet me të.’  Të parët e ushtrisë duhet t’i thonë gjithashtu popullit: ‘A ka ndonjë që ka frikë e që është zemërlëshuar?+ Të kthehet në shtëpi, që të mos ua mpakë zemrën vëllezërve njësoj si zemrën e vet.’+  Kur të parët e ushtrisë të kenë mbaruar së foluri me popullin, duhet të caktojnë krerët e njësive ushtarake për t’i prirë popullit. 10  Nëse i afrohesh një qyteti për të luftuar kundër tij, më parë ofro kushtet për paqe.+ 11  Po t’u përgjigj paqësisht dhe t’i hap portat, atëherë të gjithë njerëzit që gjenden në të, do të bëhen të tutë për punë të detyruar dhe do të të shërbejnë.+ 12  Mirëpo, nëse nuk pranon të bëjë paqe me ty, por hap luftë kundër teje, atëherë rrethoje, 13  dhe Jehovai, Perëndia yt, me siguri do të ta japë në dorë; vriti me shpatë të gjithë meshkujt që gjenden atje. 14  Por mund të marrësh si plaçkë lufte gratë, fëmijët, bagëtitë dhe gjithçka që ka qyteti;+ do të ‘ushqehesh’ me plaçkën e armiqve të tu, që Jehovai, Perëndia yt, të dha në dorë.+ 15  Kështu do të bësh me të gjitha qytetet që janë shumë larg teje dhe që nuk u përkasin kombeve përreth. 16  Por në qytetet e këtyre popujve që Jehovai, Perëndia yt, po t’i jep si trashëgimi, mos lër gjallë asgjë që merr frymë.+ 17  Përkundrazi, caktoji për shfarosje* hititët, amoritët, kananitët, perezitët, hivitët dhe jebusitët,+ siç të ka urdhëruar Jehovai, Perëndia yt, 18  që ata të mos të mësojnë të ndjekësh tërë zakonet e neveritshme që bënin për perënditë e tyre, e kështu të mëkatosh kundër Jehovait, Perëndisë tënd.+ 19  Nëse e rrethon dhe e pushton një qytet pasi ke luftuar kundër tij për shumë ditë, mos ia prit pemët me sëpatë; mund të hash prej tyre, por mos i prit.+ Ç’kuptim ka t’i sulesh një peme sikur të ishte njeri?! 20  Mund të presësh vetëm ato pemë që e di se nuk janë për ushqim; mund t’i presësh për të ngritur rrethimin kundër atij qyteti që lufton me ty, derisa ai të mposhtet.

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk e ka përuruar».