Ligji i përtërirë 15:1-23

  • Falen borxhet çdo shtatë vjet (1-6)

  • Të ndihmohen të varfrit (7-11)

  • Skllevërit lihen të lirë çdo shtatë vjet (12-18)

    • Veshi i skllavit shpohet me fëndyell (16, 17)

  • Shenjtërohet pjella e parë e kafshëve (19-23)

15  Në fund të çdo shtatë vjetëve do të falni borxhet.+  Falja do të bëhet në këtë mënyrë: çdo huadhënës do t’ia falë borxhin të afërmit.* Nuk do t’i kërkojë të afërmit ose të vëllait të paguajë borxhin, sepse do të shpallet falja në lavdi të Jehovait.+  Të huajit mund t’i kërkoni t’jua paguajë borxhin,+ kurse vëllait tuaj mos ia kërkoni borxhin që ju takon.  Sido që të jetë, askush nuk do të varfërohet mes jush, se me siguri Jehovai do t’ju bekojë+ në vendin që Jehovai, Perëndia juaj, po ju jep si trashëgimi,  me kusht që t’i bindeni pikë për pikë zërit të Jehovait, Perëndisë tuaj, e të zbatoni me kujdes gjithë këto urdhërime që po ju jap sot,+  sepse Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju bekojë ashtu si ju ka premtuar. Ju do t’u jepni borxh* shumë kombeve, ndërsa vetë nuk do të keni nevojë të merrni borxh.+ Ju do të keni pushtet mbi shumë kombe, ndërsa ata nuk do të kenë pushtet mbi ju.+  Nëse ndonjë nga vëllezërit e tu varfërohet, në një nga qytetet e tua, në tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt, mos ji zemërgur a dorështrënguar me vëllanë tënd të varfër.+  Por ji dorëhapur e bujar dhe jepi patjetër borxh*+ atë që i nevojitet ose që i mungon.  Ki kujdes se mos ushqen në zemër këtë mendim të lig: ‘Viti i shtatë, viti i faljes së borxheve, po afron’,+ dhe pastaj tregohesh zemërngushtë me vëllanë tënd të varfër e nuk i jep asgjë. Nëse atij i duhet të ankohet te Jehovai për ty, ky do të llogaritet si mëkati yt.+ 10  Duhet t’i japësh bujarisht+ dhe jo me pahir,* sepse për këtë arsye Jehovai, Perëndia yt, do të bekojë çdo gjë që do të bësh dhe frytin e punës sate.+ 11  Faktikisht do të ketë gjithmonë të varfër në vend,+ ja pse të urdhëroj: ‘Ji dorëhapur e bujar me vëllanë tënd të munduar e të varfër.’+ 12  Nëse një nga vëllezërit e tu, një hebre a hebreje, shitet si skllav e të shërben për gjashtë vjet, vitin e shtatë duhet ta lësh të lirë.+ 13  E nëse e lë të lirë, mos e nis duarbosh. 14  Jepi bujarisht ndonjë gjë nga kopeja, nga lëmi,* nga shtypësja e ullinjve dhe e rrushit. Jepi njësoj si të ka bekuar Jehovai, Perëndia yt. 15  Mos harro se ti u bëre skllav në Egjipt dhe se Jehovai, Perëndia yt të shpengoi.* Prandaj po të urdhëroj këtë gjë sot. 16  Por nëse skllavi të thotë: ‘Nuk do të largohem nga ti!’ sepse të do ty dhe ata të shtëpisë sate, ngaqë ia kalon mirë te ti,+ 17  atëherë merr një fëndyell,* shpoji veshin te dera, dhe ai do të bëhet skllavi yt përgjithnjë; të njëjtën gjë duhet të bësh edhe me skllaven tënde. 18  Mos e konsidero humbje kur ta lësh të lirë dhe ai të largohet, sepse për gjashtë vjet të shërbeu sa dyfishi i një të punësuari dhe Jehovai, Perëndia yt, të ka bekuar në çdo gjë. 19  Çdo të parëlindur mashkull të bagëtisë së trashë e të imët, duhet t’ia shenjtërosh* Jehovait, Perëndisë tënd;+ mos e vër në punë pjellën e parë të bagëtisë së trashë,* as mos e qeth pjellën e parë të bagëtisë së imët. 20  Atë duhet ta hash vit për vit bashkë me ata të shtëpisë sate para Jehovait, Perëndisë tënd, në vendin që do të zgjedhë Jehovai.+ 21  Ama, nëse ka ndonjë të metë—është i çalë, i verbër a me ndonjë të metë tjetër të rëndë—mos ia flijo Jehovait, Perëndisë tënd,+ 22  por haje brenda qytetit* tënd. Mund ta hajë si i pastri, edhe i papastri, siç do të hahej mishi i gazelës dhe i drerit.+ 23  Mirëpo nuk duhet ta hash gjakun;+ gjakun duhet ta derdhësh përtokë si ujë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «tjetrit». Shih Fjalorthin.
Ose «hua me peng».
Ose «jepja hua me peng».
Ose «zemra jote të mos jetë koprace».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «bizë». Një mjet që përdorej për të bërë vrima të vogla.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Fjalë për fjalë «të demit».
Fjalë për fjalë «portave».