Ligji i përtërirë 1:1-46

  • Nisja nga mali Horeb (1-8)

  • Emërohen krerë dhe gjykatës (9-18)

  • Mosbindja në Kadesh-Barnea (19-46)

    • Izraeli nuk pranon të hyjë në Tokën e Premtuar (26-33)

    • Dështojnë përpjekjet për të pushtuar Kananin (41-46)

1  Këto janë fjalët që Moisiu i tha tërë Izraelit në rajonet e shkreta të Jordanit, në rrafshinat e shkreta përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hazerotit dhe Dizahabit.  Nga Horebi deri në Kadesh-Barnea,+ duke ndjekur udhën e malit Seir, duhen 11 ditë rrugë.  Vitin e 40-të,+ ditën e parë të muajit të 11-të, Moisiu u tregoi izraelitëve* të gjitha ato që i kishte udhëzuar Jehovai.  Këtë e bëri pasi mundi Sihonin,+ mbretin e amoritëve që banonte në Heshbon, dhe pasi mundi në Edrei Ogun,+ mbretin e Bashanit që banonte në Ashtarot.+  Në rajonet e Jordanit, në vendin e Moabit, Moisiu nisi ta shpjegonte këtë Ligj:+  «Jehovai, Perëndia ynë, na tha në Horeb: ‘Keni qëndruar mjaft gjatë në këtë rajon malor.+  Bëhuni gati e nisuni për në rajonin malor të amoritëve+ dhe te të gjithë fqinjët e tyre në Arabah,+ në rajonin malor qendror, në Shefelah, në Negeb dhe përgjatë bregdetit,+ në vendin e kananitëve, në Liban,*+ deri te lumi i madh, lumi Eufrat.+  Ja, unë ju kam dhënë tërë vendin që shtrihet para jush. Shkoni e shtijeni në dorë vendin që unë, Jehovai, iu betova etërve tuaj, Abrahamit, Isakut+ dhe Jakobit,+ që t’ua jepja atyre dhe pasardhësve* të tyre.’+  Në atë kohë, unë ju thashë: ‘Nuk jam në gjendje t’ju prij e ta mbaj vetëm këtë barrë.+ 10  Jehovai, Perëndia juaj, ju ka shumuar dhe ja ku jeni sot, të shumtë si yjet e qiellit.+ 11  Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, ju shtoftë një mijë herë më shumë nga ç’jeni+ dhe ju bekoftë ashtu siç ju ka premtuar!+ 12  Por, si mund ta mbaj i vetëm këtë barrë e këtë ngarkesë dhe të duroj grindjet tuaja?!+ 13  Zgjidhni nga fiset tuaja burra të mençur, të matur e me përvojë, dhe unë do t’i caktoj si krerët tuaj.’+ 14  Ju m’u përgjigjët: ‘Kjo që po na thua të bëjmë, na pëlqen.’ 15  Kështu, mora prijësit e fiseve tuaja, burra të mençur e me përvojë, e i caktova si krerët tuaj, krerë të mijësheve, të qindësheve, të pesëdhjetësheve, të dhjetësheve dhe si të parë të fiseve tuaja.+ 16  Në atë kohë i udhëzova gjykatësit tuaj: ‘Kur të dëgjoni një çështje gjyqësore mes vëllezërve tuaj, gjykoni me drejtësi+ mes një njeriu dhe të vëllait ose të ardhurit.+ 17  Mos jini të anshëm në gjykim.+ Të voglin dëgjojeni njësoj si të madhin.+ Mos u trembni nga njeriu,+ sepse gjykimi i përket Perëndisë.+ Nëse ndonjë çështje është tepër e vështirë për ju, duhet të ma paraqitni mua dhe unë do ta dëgjoj.’+ 18  Në atë kohë ju dhashë udhëzime për gjithçka që duhej të bënit. 19  Pastaj u larguam nga Horebi dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe e të frikshme+ që patë rrugës për në rajonin malor të amoritëve,+ ashtu si na kishte urdhëruar Jehovai, Perëndia ynë, e në fund mbërritëm në Kadesh-Barnea.+ 20  Atëherë ju thashë: ‘Keni mbërritur në rajonin malor të amoritëve, që po na jep Jehovai, Perëndia ynë. 21  Ja, Jehovai, Perëndia juaj, jua ka dhënë në dorë këtë vend. Ngjituni, shtijeni në dorë siç ju tha Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj.+ Mos kini frikë dhe mos u trembni.’ 22  Por ju m’u afruat që të gjithë e më thatë: ‘Të dërgojmë përpara disa burra, që të vëzhgojnë vendin e të na tregojnë udhën nga duhet të shkojmë dhe me çfarë qytetesh do të përballemi.’+ 23  Ky sugjerim më pëlqeu, ndaj mora nga ju 12 burra, një për çdo fis.+ 24  Ata u nisën dhe u ngjitën në rajonin malor.+ Shkuan deri në luginën* e Eshkolit dhe e vëzhguan. 25  Morën me vete ca nga frytet e vendit e na i sollën neve. Veç kësaj na raportuan: ‘Vendi që po na jep Jehovai, Perëndia ynë, është i mirë.’+ 26  Por ju nuk pranuat të ngjiteshit në atë vend dhe ngritët krye kundër urdhrit të Jehovait, Perëndisë tuaj.+ 27  Qaheshit në tendat tuaja e thoshit: “Jehovai na urrente, prandaj na nxori nga Egjipti për të na dhënë në dorë të amoritëve, që të na shfarosin. 28  Në ç’vend po shkojmë?! Vëllezërit tanë na e mpakën zemrën*+ kur thanë: ‘Atje banon një popull më i madh e më shtatlartë se ne dhe ka qytete të mëdha e të fortifikuara deri në qiell.*+ Atje pamë edhe bijtë e anakimëve.’”+ 29  Atëherë ju thashë: ‘Mos u tmerroni e mos kini frikë nga ata.+ 30  Jehovai, Perëndia juaj do të shkojë përpara jush e do të luftojë për ju,+ ashtu siç bëri në Egjipt para syve tuaj.+ 31  Ju e patë në shkretëtirë si ju mbajti Jehovai, Perëndia juaj, siç mban babai të birin, kudo ku shkuat, derisa mbërritët në këtë vend.’ 32  Prapëseprapë ju nuk treguat besim te Jehovai, Perëndia juaj,+ 33  i cili shkonte përpara jush për të vëzhguar vendin e për t’ju gjetur një vend ku të ngrinit kampin. Natën shfaqej me anë të një zjarri dhe ditën me anë të një reje, që t’ju tregonte udhën ku duhej të ecnit.+ 34  Gjatë gjithë kohës, Jehovai i dëgjonte ankesat tuaja, prandaj u indinjua dhe u betua solemnisht:+ 35  “Asnjë nga njerëzit e këtij brezi të lig nuk do ta shohë vendin e mirë që u betova t’ua jepja etërve tuaj,+ 36  përveç Kalebit, birit të Jefunehut; ai do ta shohë. Atij dhe bijve të tij do t’u jap vendin ku shkeli, sepse iu bind me gjithë zemër* Jehovait.+ 37  (Për fajin tuaj, Jehovai u zemërua edhe me mua dhe tha: ‘As ti nuk do të hysh atje,+ 38  por do të hyjë Josiu,+ biri i Nunit, shërbëtori yt.*+ Forcoje,*+ sepse ai do ta prijë Izraelin që ta marrë si trashëgimi atë vend.’) 39  Për më tepër, fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të merreshin si plaçkë lufte,+ dhe djemtë tuaj që sot nuk njohin as të mirën e as të keqen, këta do të hyjnë. Atyre do t’ua jap që ta zotërojnë.+ 40  Ndërsa ju kthehuni pas dhe nisuni për në shkretëtirë nëpërmjet udhës së Detit të Kuq.”+ 41  Atëherë më thatë: ‘Kemi mëkatuar kundër Jehovait. Tani do të ngjitemi e do të luftojmë siç na ka urdhëruar Jehovai, Perëndia ynë!’ Kështu ngjeshët secili armët e luftës dhe kujtuat se ishte e lehtë të ngjiteshit në mal.+ 42  Por Jehovai më tha: “Thuaju: ‘Mos shkoni të luftoni, sepse unë nuk do të jem me ju.+ Nëse shkoni, armiqtë do t’ju mundin.’” 43  Prandaj unë ju fola, por ju nuk më dëgjuat. Përkundrazi, ngritët krye kundër urdhrit të Jehovait dhe me kokën tuaj guxuat të ngjiteshit në mal. 44  Atëherë amoritët që banonin në atë mal, ju dolën përpara, ju ndoqën nga pas si bletë dhe ju shpartalluan nga Seiri deri në Hormah. 45  Kështu u kthyet dhe filluat të qanit para Jehovait, por Jehovai nuk ju dëgjoi dhe nuk jua vuri veshin. 46  Ja pse qëndruat në Kadesh për kaq shumë kohë.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bijve të Izraelit».
Ka të ngjarë, vargmalet e Libanit.
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «vadin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «bënë që të na shkrihej zemra».
Domethënë, me mure shumë të larta.
Fjalë për fjalë «plotësisht; krejt».
Fjalë për fjalë «që qëndron para teje».
Një mundësi tjetër «Perëndia e ka bërë të fortë».