Letra drejtuar kolosianëve 3:1-25

  • Personaliteti i vjetër dhe i ri (1-17)

    • Bëni që gjymtyrët e trupit të vdesin (5)

    • Dashuria, një lidhje e përsosur bashkimi (14)

  • Këshilla për familjet e krishtere (18-25)

3  Mirëpo, nëse u ngritët bashkë me Krishtin,+ vazhdoni të kërkoni gjërat në qiell, ku Krishti është ulur në të djathtën e Perëndisë.+  Mbajeni mendjen të ngulitur te gjërat në qiell,+ jo te gjërat në tokë.+  Vërtet, ju vdiqët dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në unitet me Perëndinë,  dhe kur të shfaqet Krishti, jeta jonë,+ atëherë do të shfaqeni edhe ju me të në lavdi.+  Bëni, pra, që gjymtyrët e trupit tuaj* të vdesin+ në lidhje me imoralitetin seksual,* ndyrësinë, epshet e shfrenuara seksuale,+ dëshirat e dëmshme dhe lakminë, që është idhujtari.  Për shkak të këtyre gjërave po vjen zemërimi i furishëm i Perëndisë.  Në këtë udhë ecnit* edhe ju dikur, me jetën që bënit më parë.*+  Por tani, flakini larg të gjitha këto: furinë, zemërimin, të keqen,+ sharjen,+ e në gojën tuaj të mos ketë të folur të ndyrë.+  Mos e gënjeni njëri-tjetrin.+ Zhvishni personalitetin* e vjetër+ me zakonet e tij 10  dhe vishni personalitetin e ri,+ i cili rinohet nëpërmjet njohurisë së saktë për të pasqyruar personalitetin e Atij* që e krijoi.+ 11  Në të nuk ka as grek e as jude, as të rrethprerë e as të parrethprerë, as të huaj e as skithas,* as skllav e as të lirë, përkundrazi, Krishti është gjithçka e në të gjithë.+ 12  Prandaj, si të zgjedhur të Perëndisë,+ të shenjtë e të dashur, vishuni me përzemërsi të ngrohtë e dhembshuri,+ zemërmirësi, përulësi,*+ butësi+ dhe durim.+ 13  Vazhdoni të duroni e të falni bujarisht njëri-tjetrin,+ edhe nëse ndokush ka arsye për t’u ankuar kundër një tjetri.+ Ashtu si Jehovai* ju fali bujarisht, po kështu bëni edhe ju.+ 14  Por, përveç të gjitha këtyre gjërave, vishuni me dashuri,+ sepse ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.+ 15  Gjithashtu, paqja e Krishtit, për të cilën u thirrët në një trup të vetëm, le të mbretërojë në zemrat tuaja;+ e tregohuni mirënjohës. 16  Fjala e Krishtit le të banojë te ju me bollëk e plot me mençuri. Vazhdoni të mësoni e të inkurajoni* njëri-tjetrin me psalme,+ me lavde e me këngë adhurimi të kënduara me mirënjohje;* vazhdoni të këndoni për Jehovain* me gjithë zemër.*+ 17  Çfarëdo që të bëni, me fjalë a me vepra, bëjeni në emër të Zotërisë Jezu, duke falënderuar për gjithçka Perëndinë, Atin, nëpërmjet tij.+ 18  Ju, gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj,+ ashtu si ka hije në Zotërinë. 19  Ju, burra, vazhdoni t’i doni gratë tuaja+ e mos jini të vrazhdë* me to.+ 20  Ju, fëmijë, bindjuni prindërve në çdo gjë,+ sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotërinë. 21  Ju, etër, mos i acaroni* fëmijët tuaj,+ që të mos i lëshojë zemra.* 22  Ju, skllevër, jini të bindur në çdo gjë ndaj zotërinjve tuaj në tokë,*+ jo vetëm në sy të tyre,* sa për t’u pëlqyer njerëzve, por me zemër të çiltër, me nderim të thellë për* Jehovain.* 23  Çfarëdo që të bëni, përpiquni me gjithë shpirt* si për Jehovain*+ e jo si për njerëzit, 24  sepse ju e dini që do të merrni nga Jehovai* trashëgiminë tuaj si shpërblim.+ Shërbejini Zotërisë, Krishtit, si skllevër. 25  Sigurisht, kush bën padrejtësi, do të paguajë për padrejtësinë që ka bërë,+ sepse Perëndia nuk është i anshëm.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «gjymtyrët e trupit tuaj në tokë».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «Kështu silleshit».
Ose «kur jetonit në atë mënyrë».
Fjalë për fjalë «njeriun».
Ose «sipas imazhit të Atij».
«Skithas» u referohej personave të pacivilizuar.
Ose «përulësi mendjeje».
Ose «e të këshilloni».
Ose «gjithë hir».
Ose «në zemrat tuaja».
Ose «të zemëruar hidhtas».
Ose «mos i provokoni (pezmatoni)».
Ose «të mos shkurajohen».
Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «sa për sy e faqe».
Fjalë për fjalë «me frikë ndaj». Shih Fjalorthin.