Letra e parë drejtuar selanikasve 5:1-28

  • Ardhja e ditës së Jehovait (1-5)

    • «Paqe dhe siguri!» (3)

  • Të rrimë zgjuar dhe të ruajmë gjykimin (6-11)

  • Nxitje (12-24)

  • Përshëndetjet e fundit (25-28)

5  Tani, vëllezër, sa për kohët dhe stinët, nuk keni nevojë t’ju shkruaj asgjë, 2  sepse ju e dini fare mirë se dita e Jehovait*+ vjen tamam si një hajdut natën.+ 3  Kur të thonë: «Paqe dhe siguri!», atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë në çast mbi ta,+ ashtu si dhembjet e lindjes zënë një grua shtatzënë, dhe ata kurrsesi nuk do të shpëtojnë. 4  Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që dita t’ju zërë befas siç zë hajdutët, 5  sepse ju jeni të gjithë bij të dritës+ dhe bij të ditës. Ne nuk i përkasim as natës, as errësirës.+ 6  Prandaj, le të mos flemë si të tjerët,+ por të rrimë zgjuar+ dhe të ruajmë gjykimin,+ 7  sepse ata që flenë, flenë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.+ 8  Kurse ne që i përkasim ditës, le të ruajmë gjykimin, të veshim parzmoren e besimit e të dashurisë dhe shpresën e shpëtimit si helmetë,*+ 9  sepse Perëndia nuk na zgjodhi të provojmë zemërimin e tij të furishëm, por që të shpëtojmë+ nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht. 10  Ai vdiq për ne+ që, edhe nëse jemi zgjuar, edhe nëse jemi në gjumë,* të jetojmë bashkë me të.+ 11  Prandaj vazhdoni t’i jepni zemër e të forconi* njëri-tjetrin,+ siç edhe po bëni. 12  Tani, vëllezër, ju kërkojmë të tregoni respekt për ata që po punojnë pa u lodhur mes jush, që ju drejtojnë në veprën e Zotërisë dhe që ju këshillojnë. 13  Çmojini shumë dhe nderojini me dashuri për punën e tyre.+ Jini paqësorë me njëri-tjetrin.+ 14  Nga ana tjetër, vëllezër, ju nxitim të paralajmëroni* të çrregulltit,+ t’u flitni në mënyrë ngushëlluese atyre që janë të dëshpëruar,* të mbështetni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.+ 15  Kini kujdes që asnjë nga ju të mos ia kthejë kurrkujt të keqen me të keqe,+ por përpiquni gjithmonë për të mirën e njëri-tjetrit dhe të të gjithë njerëzve.+ 16  Gëzoni gjithmonë.+ 17  Lutuni pa pushim.+ 18  Falënderoni Perëndinë për çdo gjë.+ Ky është vullneti i Perëndisë për ju në unitet me Krishtin Jezu. 19  Mos e shuani zjarrin e frymës së Perëndisë.+ 20  Mos i trajtoni me përçmim profecitë.+ 21  Sigurohuni për të gjitha gjërat.+ Mbani fort atë që është e shkëlqyer. 22  Rrini larg çdo lloj ligësie.+ 23  Perëndia i paqes ju shenjtëroftë* plotësisht! Fryma,* shpirti* dhe trupi juaj, vëllezër, mbetshin të përkryer e të paqortueshëm në çdo aspekt gjatë pranisë së Zotërisë tonë Jezu Krisht!+ 24  Ai që po ju thërret, është besnik dhe me siguri do ta bëjë këtë. 25  Vëllezër, vazhdoni të luteni për ne.+ 26  Përshëndetini të gjithë vëllezërit me një puthje të shenjtë. 27  Po ju ngarkoj këtë përgjegjësi serioze përpara Zotërisë: kjo letër t’u lexohet të gjithë vëllezërve.+ 28  Mirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

Shënimet

Ose «përkrenare».
Ose «në gjumin e vdekjes».
Ose «të inkurajoni (të ngushëlloni) e të ndërtoni».
Ose «të këshilloni».
Ose «të shkurajuar; çdo shpirti të dëshpëruar».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «jeta». Shih Fjalorthin.