Letra e parë drejtuar selanikasve 2:1-20

  • Shërbimi i Pavlit në Selanik (1-12)

  • Selanikasit e pranuan fjalën e Perëndisë (13-16)

  • Pavli ka shumë mall t’i shoh selanikasit (17-20)

2  Pa dyshim, vëllezër, ju e dini që vizita jonë te ju nuk ka qenë pa fryt.+  Edhe pse në fillim vuajtëm, na fyen dhe na keqtrajtuan në Filipi,+ siç edhe ju e dini, morëm guxim* nga Perëndia t’jua thoshim lajmin e mirë të Perëndisë+ përballë shumë kundërshtimesh,*  pasi nxitja që ju japim, nuk vjen nga ide të gabuara a nga motive të papastra, e as me mashtrim.  Përkundrazi, ashtu si Perëndia na miratoi që të na besohej lajmi i mirë, ashtu flasim, jo për t’u pëlqyer njerëzve, por Perëndisë, i cili shqyrton zemrat.+  Ju e dini se kurrë nuk ju kemi bërë lajka, as nuk jemi shtirur nga lakmia.+ Perëndia është dëshmitar për këtë!  As kemi kërkuar lavdi nga njerëzit, jo, as nga ju e as nga të tjerët, ndonëse mund t’ju ishim bërë barrë e rëndë si apostuj të Krishtit.+  Përkundrazi, ju trajtuam me butësi, ashtu si një nënë e dhembshur mënd* dhe përkujdeset për fëmijët e saj.  Kështu, nga përzemërsia e ngrohtë për ju, ishim të vendosur* t’ju jepnim jo vetëm lajmin e mirë të Perëndisë, por edhe vetë shpirtin tonë,*+ sepse na u bëtë shumë të dashur.+  Pa dyshim, vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundin tonë; ne punuam natë e ditë që të mos i bëheshim barrë e rëndë askujt prej jush+ teksa ju predikonim lajmin e mirë të Perëndisë. 10  Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia po ashtu, se sa besnikë, të drejtë e të paqortueshëm u treguam me ju besimtarët. 11  Ju e dini mirë se nxitëm, ngushëlluam dhe i dhamë dëshmi pareshtur secilit prej jush,+ siç bën një baba+ me fëmijët e tij, 12  që të vazhdoni të ecni denjësisht për Perëndinë,+ i cili po ju thërret në Mbretërinë+ dhe në lavdinë e tij.+ 13  Prandaj e falënderojmë Perëndinë pa pushim,+ sepse kur e dëgjuat fjalën e Perëndisë nga ne, e pranuat jo si fjalë njerëzish, por siç është me të vërtetë, si fjalën e Perëndisë, e cila vepron te ju besimtarët. 14  Vërtet, vëllezër, ju u bëtë imitues të kongregacioneve të Perëndisë në Jude që janë në unitet me Krishtin Jezu, pasi edhe ju vuajtët në duart e bashkëkombësve+ po ato gjëra që po vuajnë ata në duart e judenjve, 15  të cilët vranë madje edhe Zotërinë Jezu+ dhe profetët, e ne na përndoqën.+ Për më tepër, ata nuk i pëlqejnë Perëndisë dhe janë kundër interesave të të gjithë njerëzve, 16  sepse përpiqen të na pengojnë t’u predikojmë njerëzve të kombeve,* që këta të shpëtojnë falë kësaj vepre.+ Në këtë mënyrë, ata e mbushin plot kupën me mëkatet e tyre. Por, më në fund, zemërimi i tij i furishëm ka ardhur mbi ta.+ 17  Kur na ndanë për pak kohë nga ju, vëllezër, (fizikisht e jo me zemër), bëmë çmos të shiheshim sy më sy,* ngaqë na kishte marrë shumë malli. 18  Prandaj deshëm të vinim te ju—unë, Pavli, u përpoqa jo një, por dy herë—mirëpo Satanai na e preu rrugën. 19  A nuk jeni ju, shpresa, gëzimi e kurora jonë e ngazëllimit para Zotërisë tonë Jezu gjatë pranisë së tij?+ 20  Po, ju jeni pa dyshim lavdia dhe gëzimi ynë.

Shënime në fund të faqes

Ose «kurajë».
Një mundësi tjetër «mes shumë përpjekjesh».
Ose «ushqen me gji».
Fjalë për fjalë «shumë të kënaqur».
Ose «veten tonë».
Fjalë për fjalë «t’ju shihnim fytyrën».