Letra e parë drejtuar selanikasve 1:1-10

  • Përshëndetje (1)

  • Selanikasit falënderohen për besimin (2-10)

1  Pavli, Silvani*+ dhe Timoteu,+ drejtuar kongregacionit* të selanikasve, që është në unitet me Perëndinë, Atin, dhe me Zotërinë Jezu Krisht: Mirësia e pamerituar* dhe paqja e Perëndisë qofshin me ju!  E falënderojmë gjithmonë Perëndinë kur ju përmendim të gjithë ju në lutjet tona,+  sepse nuk e harrojmë kurrë para Perëndisë, Atit tonë, veprën tuaj besnike, mundin tuaj të dashur dhe qëndrueshmërinë që tregoni falë shpresës+ që keni në Zotërinë tonë Jezu Krisht.  Pasi ne e dimë, o vëllezër të dashur për Perëndinë, se ai ju zgjodhi,  sepse lajmi i mirë që predikojmë, nuk erdhi te ju thjesht me fjalë, por me fuqi, me frymë të shenjtë e me bindje të fortë, pasi ju e dini ç’lloj njerëzish u bëmë mes jush për dobinë tuaj.  E ju vetë u bëtë imituesit tanë+ dhe të Zotërisë,+ meqë e pranuat fjalën mes shumë shtrëngimesh*+ me gëzimin që vjen nga fryma e shenjtë,  aq sa u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni* dhe në Akai.  Në fakt, jo vetëm fjala e Jehovait* ushtoi prej jush në Maqedoni dhe në Akai, por edhe besimi juaj te Perëndia u përhap në çdo vend,+ kështu që s’kemi nevojë t’ju themi gjë.  Faktikisht, në këto vende ende flitet për takimin tonë të parë me ju dhe si i braktisët idhujt,+ që të bëheshit skllevër të një Perëndie të gjallë e të vërtetë 10  dhe që të prisnit nga qiejt Birin e tij,+ të cilin e ngriti nga të vdekurit, domethënë, Jezuin, që do të na shpëtojë nga zemërimi i furishëm që po vjen.+

Shënime në fund të faqes

Quhet edhe Sila.
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «vështirësish».