Letra e parë drejtuar korintasve 5:1-13

  • Një çështje imoraliteti seksual (1-5)

  • Pak majá e bën të vijë gjithë brumin (6-8)

  • Të hiqet i ligu (9-13)

5  Faktikisht dëgjohen fjalë se mes jush kryhet imoralitet seksual,*+ e një imoralitet* i tillë nuk kryhet as mes kombeve:* njëri prej jush bashkëjeton* me gruan e të atit.+  E ju krenoheni me këtë?! A nuk duhej të vajtonit+ dhe ta largonit nga mesi juaj njeriun që ka kryer këtë veprim?!+  Edhe pse nuk jam aty fizikisht, jam i pranishëm me zemër* dhe tashmë e kam gjykuar njeriun që ka vepruar kështu, sikur të isha vërtet mes jush.  Prandaj, kur të mblidheni së bashku në emër të Zotërisë tonë Jezu, duke ditur se unë jam i pranishëm me zemër, siç është edhe fuqia e Zotërisë tonë Jezu,  dorëzojani një njeri të tillë Satanait,+ që ndikimi i tij i keq* të shkatërrohet dhe fryma* e kongregacionit të shpëtojë në ditën e Zotërisë.+  Sa keq që mburreni! A nuk e dini që pak majá e bën të vijë gjithë brumin?!+  Hiqni majanë e vjetër që të jeni brumë i ri, sepse faktikisht ju jeni pa majá, ngaqë Krishti, qengji ynë i Festës së Kalimit,*+ është flijuar.+  Prandaj të mos e kremtojmë festën*+ me majá të vjetër, as me majanë e së keqes e të ligësisë, por me bukët pa majá të sinqeritetit dhe të së vërtetës.  Në letrën time ju shkrova të mos shoqëroheni më me imoralët.* 10  Me këtë nuk doja të thosha që të mos shoqëroheni fare me imoralët* e kësaj bote+ ose me lakmitarët, zhvatësit ose idhujtarët, përndryshe do t’ju duhej faktikisht të shkëputnit çdo lidhje me botën.*+ 11  Por tani po ju shkruaj të mos shoqëroheni më+ me këdo që quhet vëlla, por që është imoral,* lakmitar,+ idhujtar, sharës,* pijanec+ ose zhvatës,+ madje as të mos hani me një njeri të tillë. 12  Ç’punë kam unë të gjykoj ata që janë jashtë kongregacionit? A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda, 13  kurse Perëndia gjykon ata që janë jashtë?+ «Hiqeni të ligun nga mesi juaj.»+

Shënime në fund të faqes

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «shkon».
Fjalë për fjalë «në frymë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mishi».
Ose «prirja mendore». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Ose «qengji ynë i Pashkës». Shih Fjalorthin, «Festa e Kalimit».
Shih Fjalorthin, «Festa e Bukëve Pa Maja».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «të dilnit nga bota».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «që përdor të folur poshtërues».