Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 NDIHMË PËR TË PIKËLLUARIT

Ndihma më e mirë për të pikëlluarit

Ndihma më e mirë për të pikëlluarit

DHEMBJA QË SJELL HUMBJA E NJË NJERIU TË DASHUR ËSHTË BËRË OBJEKT I SHUMË STUDIMEVE KOHËT E FUNDIT. E megjithatë, siç e pamë, shpesh këshillat më të mira të ekspertëve përputhen me këshillat e mençura të një libri të lashtë, Biblës. Kjo dëshmon se mençuria e saj s’njeh kohë. Ama, Bibla nuk ka thjesht këshilla të besueshme. Përkundrazi siguron informacione që s’gjenden askund tjetër, të cilat mund t’u sjellin ngushëllim të papërshkrueshëm të pikëlluarve.

  • Siguria se njerëzit e dashur që na kanë vdekur, nuk vuajnë

    Tek Eklisiastiu 9:5, Bibla thotë se «të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë». Ajo pohon edhe se ‘mendimet e tyre marrin fund’. (Psalmi 146:4) Ja pse Bibla e krahason vdekjen me gjumin e qetë.—Gjoni 11:11.

  • Besimi i fortë te një Perëndi i dashur sjell ngushëllim

    Bibla thotë te Psalmi 34:15: «Jehovai * i kthen sytë nga të drejtët, dhe veshët nga thirrja e tyre për ndihmë.» Ngushëllimi që vjen kur i zbrazim zemrën Perëndisë në lutje, tejkalon çdo lloj terapie mendore. Faktikisht, lutja na ndihmon të krijojmë një marrëdhënie personale me Krijuesin tonë, i cili e përdor fuqinë e tij për të na dhënë zemër.

  • Me sytë drejt një të ardhmeje më të mirë

    Imagjino kohën kur ata që janë në varre, të rikthehen në jetë, këtu në tokë. Bibla flet shpesh për një kohë të tillë. Teksa përshkruan si do të jenë kushtet në tokë, Bibla thotë se Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë [tanë]. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më».​—Zbulesa 21:3, 4.

Shpresa se do t’i shohin prapë të afërmit e vdekur, u jep shumë forcë atyre që besojnë te Jehovai dhe i ndihmon ta përballojnë më lehtë pikëllimin. Për shembull, Ana, e cila humbi të shoqin pas 65 vitesh martesë, tha: «Bibla më siguron se njerëzit e dashur që na kanë vdekur, nuk po vuajnë dhe se Perëndia do t’i ringjallë të gjithë ata që janë në kujtesën e tij. Këto gjëra më vijnë ndër mend sa herë mendoj për tim shoq, dhe, si rezultat, për habinë time arrij të përballoj ngjarjen më të tmerrshme të jetës.»

Tina, e përmendur më parë në këtë seri, thotë: «E kam ndier mbështetjen e Perëndisë që nga dita që më vdiq Timo. Kam parë vërtet dorën e Jehovait në këtë hall që më ra. Premtimi i Biblës për një ringjallje është shumë real për mua. Më jep forcë të vazhdoj para deri ditën kur ta takoj prapë Timon.»

Kështu ndihen edhe miliona veta që janë të bindur se Bibla është e besueshme. Nëse mendon se ajo çka thotë Bibla është e pavërtetë ose thjesht një ëndërr, është në të mirën tënde të shqyrtosh provat që dëshmojnë se këshillat e premtimet e saj janë të besueshme. Ka të ngjarë të zbulosh se Bibla ofron ndihmën më të mirë që ekziston për të pikëlluarit.

MËSO MË SHUMË PËR SHPRESËN QË KA PËR TË VDEKURIT

Në sitin tonë, jw.org, mund të gjesh video për këtë temë.

Bibla premton se në të ardhmen do t’i takojmë sërish njerëzit e dashur që na kanë vdekur

 NË Ç’GJENDJE JANË TË VDEKURIT?

Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Përgjigjja e qartë e Biblës na ngushëllon e na qetëson.

Shih te BOTIME > VIDEO (Kategoria e videove: Bibla)

A DO NJË LAJM TË MIRË?

Me kaq shumë lajme të këqija, ku mund të gjejmë një lajm të mirë? Kjo video prezanton broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia.

Shih te BOTIME > VIDEO (Kategoria e videove: Mbledhjet dhe shërbimi ynë)

^ par. 7 Jehova është emri personal i Perëndisë, siç tregohet në Bibël.