Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE | MUND TA KUPTOSH BIBLËN

Pse ta kuptosh Biblën?

Pse ta kuptosh Biblën?

«Bibla është një libër fetar mjaft i njohur. Por është libër i huaj dhe nuk ka lidhje me kinezët.»—LINA, KINË.

«Unë s’kuptoj librat e shenjtë të fesë sime hinduiste, e jo më Biblën e Shenjtë.»—AMITI, INDI.

«E respektoj Biblën se është libër i vjetër dhe kam dëgjuar se është ndër më të shpërndarët. Por s’më ka rënë kurrë në dorë.»—JUMIKO, JAPONI.

Shumë njerëz anembanë botës e vlerësojnë Biblën jashtë mase. E megjithatë mund të dinë fare pak, në mos aspak, se për çfarë flet ajo. Kjo vlen sidomos për miliona aziatikë, por edhe për shumë njerëz në vende ku Bibla është mjaft e përhapur.

Ndoshta pyet: «E pse u dashka ta kuptoj Biblën?» Sepse nëse e kupton këtë libër të shenjtë, ai mund të të ndihmojë:

  • Të jesh i lumtur

  • Të zgjidhësh problemet familjare

  • T’i bësh ballë ankthit

  • Të kesh marrëdhënie më të mira me të tjerët

  • T’i përdorësh paratë me mençuri

Të marrim si shembull Joshikon nga Japonia. Ajo donte të dinte për çfarë flet Bibla dhe vendosi ta lexonte. A ia vlejti? Ajo shprehet: «Bibla më ka dhënë një qëllim në jetë dhe një shpresë për të ardhmen.» Pastaj shton: «Nuk ndihem më bosh.» Amiti që përmendëm më sipër, vendosi ta shqyrtonte vetë Biblën. Ai thotë: «U mahnita! Bibla ka mësime praktike për këdo.»

Bibla ka ndikuar thellë në jetën e miliona njerëzve. Pse të mos e studiosh edhe ti e të shohësh si të përfitosh prej saj?