Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e praktikojnë Dëshmitarët e Jehovait shërimin me anë të besimit?

A e praktikojnë Dëshmitarët e Jehovait shërimin me anë të besimit?

 Lexuesit pyesin . . .

A e praktikojnë Dëshmitarët e Jehovait shërimin me anë të besimit?

▪ Dëshmitarët e Jehovait nuk e kanë praktikuar kurrë shërimin me anë të besimit. Ashtu si Jezui, ata besojnë se misioni i tyre kryesor është të predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. Gjithashtu besojnë se të krishterët e vërtetë nuk identifikohen nga shërimi me anë të besimit, por nga diçka tjetër shumë më e rëndësishme.

Pa dyshim, shërimet plot dhembshuri që bëri Jezu Krishti në shekullin e parë të erës sonë, janë shumë domethënëse për të gjithë ne. Me anë të shërimeve na garantoi se, kur të sundojë si mbret i Mbretërisë së Perëndisë, «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»​—Isaia 33:24.

Por ç’të themi për sot? Ata që shërojnë me anë të besimit në fetë e të ashtuquajturit krishterim, si dhe ata në disa fe jo të krishtere, pretendojnë se kryejnë shërime me anë të mrekullive. Në fakt, Jezui paralajmëroi seriozisht për individë që do të pretendonin se ‘kryenin shumë vepra të fuqishme’ në emër të tij. Ai do t’u thoshte atyre: «Kurrë nuk ju kam njohur. Largohuni nga unë, ju që bëni paligjshmëri!» (Mateu 7:22, 23) Prandaj, a janë shenjë e bekimit ose e miratimit të Perëndisë këto të ashtuquajtura mrekulli që kryejnë shëruesit me anë të besimit sot?

Shqyrto çfarë thotë Bibla për shërimet e kryera nga Jezui. Duke krahasuar tregimet biblike me metodat e shëruesve sot, do të kuptojmë qartë nëse shërimi me anë të besimit në kohën tonë është nga Perëndia.

Jezui nuk bënte kurrë shërime për të tërhequr dishepujt ose turmat. Përkundrazi, kreu mjaft shërime larg syve të njerëzve. Shumë herë u tha atyre që shëronte të mos i tregonin askujt për mrekullinë.—Luka 5:13, 14.

Jezui nuk kërkonte asnjëherë para për mrekullitë. (Mateu 10:8) Gjithashtu nuk dështonte kurrë. Të gjithë të sëmurët që shkonin tek ai shëroheshin plotësisht, dhe kjo nuk varej nga sa besim kishin. (Luka 6:19; Gjoni 5:5-9, 13) Madje Jezui ringjalli edhe të vdekurit.—Luka 7:11-17; 8:40-56; Gjoni 11:38-44.

Edhe pse kreu këto mrekulli, Jezui nuk kishte si qëllim t’i bënte për vete njerëzit me anë të skenave emocionale gjatë mrekullive. Por vepra kryesore për të ishte shpallja e lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë. Ai i udhëzoi dishepujt që të bënin dishepuj të tjerë, t’u mësonin atyre shpresën se do të kemi shëndet të përsosur nën Mbretërinë e Perëndisë.—Mateu 28:19, 20.

Qartë, disa nga dishepujt e Jezuit në shekullin e parë kishin dhurata të veçanta shërimi, por këto do të hiqeshin një ditë. (1 Korintasve 12:29, 30; 13:8, 13) Të krishterët e vërtetë sot nuk identifikohen nga veprat e shërimit, por nga dashuria vetëmohuese për njeri-tjetrin. (Gjoni 13:35) Shërimi me anë të besimit sot nuk ka sjellë si rezultat një familje të vërtetë me të krishterë nga të gjitha racat dhe formimet, të lidhur me një dashuri vetëmohuese.

Megjithatë ka një grup të krishterësh të cilët janë të bashkuar me një lidhje dashurie kaq të fortë saqë nuk pranojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin apo këdo qoftë, edhe gjatë mosmarrëveshjeve më të egra njerëzore. Cilët janë këta? Dëshmitarët e Jehovait. Ata njihen në të gjithë botën se shfaqin dashuri si ajo e Krishtit. Bashkimi i njerëzve nga prejardhje të ndryshme raciale, kombëtare, kulturore dhe etnike është në njëfarë kuptimi mrekulli, dhe bëhet i mundur vetëm me anë të frymës së shenjtë të Perëndisë. Pse të mos shkosh në një mbledhje të tyre e ta shikosh vetë këtë?

[Figura në faqen 13]

A e kanë vërtet miratimin e Perëndisë ata që shërojnë me anë të besimit sot? (treguar në të djathtë)