Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një mundësi predikimi në Maqedoni

Një mundësi predikimi në Maqedoni

 Një mundësi predikimi në Maqedoni

«KALO në Maqedoni dhe na ndihmo.» (Veprat 16:9) Këto fjalë, të një burri që iu shfaq në vegim apostullit Pavël, tregonin se ishte e nevojshme që lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë të shpallej në një territor të ri, në disa qytete që sot gjenden në Greqi.

Në Maqedoninë e ditëve të sotme, raporti i Dëshmitarëve të Jehovait është një në 1.840 banorë. Shumë njerëz atje nuk kanë dëgjuar kurrë për Perëndinë Jehova. Po, ekziston një nevojë mjaft urgjente që populli i këtij kombi të marrë mesazhin e paqes.​—Mateu 24:14.

Perëndia ka hapur rrugën dhe ka bërë të mundur që kjo nevojë të plotësohet. Një ditë, në nëntor të vitit 2003, zyra maqedonase e Dëshmitarëve të Jehovait në Shkup, mori një telefonatë që nuk e priste. Telefonata ishte nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, e cila i ftonte Dëshmitarët të merrnin pjesë dhe të shpjegonin bindjet e tyre fetare në një panair treditor që do të fillonte më 20 nëntor. Çfarë mundësie e shkëlqyer për të folur me mijëra njerëz, që nuk kishin dëgjuar kurrë për lajmin e mirë të Mbretërisë!

Dëshmitarët vullnetarë punuan me zell për të përgatitur e për të ngritur një kënd, ku të mund të ekspozoheshin shumë botime të tyre në gjuhën maqedonase. Shumë prej këtyre botimeve u ekspozuan, dhe vizitorët mund të merrnin ato që dëshironin. Kjo u dha mundësi shumë njerëzve të merrnin falas freskim shpirtëror.​—Zbulesa 22:17.

Vizitorët parapëlqenin në mënyrë të veçantë botime që preknin jetën e tyre, si për shembull: Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike dhe Sekreti i lumturisë familjare. * Nëntëdhjetë e tetë të interesuar dhanë adresat e tyre, duke kërkuar që Dëshmitarët e Jehovait t’i vizitonin. Shumë prej tyre i përgëzuan Dëshmitarët e Jehovait për punën e mrekullueshme dhe për cilësinë e botimeve.

Një burrë erdhi te këndi i ekspozimit me një fëmijë për dore. Ai pyeti nëse kishte ndonjë botim për fëmijë. Dëshmitarët i treguan Libri im i tregimeve biblike. * Ai e shfletoi, dhe i  emocionuar pyeti se sa kushtonte. Kur mori vesh se vepra arsimuese e Dëshmitarëve të Jehovait mbështetet plotësisht nga kontributet vullnetare, u emocionua edhe më shumë. (Mateu 10:8) Ia tregoi librin djalit dhe i tha: «Shiko sa libër i bukur. Babi do të të lexojë një tregim çdo ditë.»

Një profesor filozofie iu afrua këndit të ekspozimit. Ishte shumë i interesuar për fenë në përgjithësi, por në veçanti për bindjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Duke parë librin Njerëzimi në kërkim të Perëndisë, * profesori tha: «Një material i paraqitur në mënyrë vërtet logjike. Sipas mendimit tim, kjo është mënyra më e mirë për të paraqitur një material.» Më vonë, disa studentë nga shkolla e tij erdhën dhe kërkuan librin që kishte marrë profesori. Donin të studionin të njëjtin libër, sepse mendonin se ai do ta përdorte atë material gjatë mësimit.

Kjo ekspozitë e vogël u dha mundësi disa njerëzve, që për herë të parë, të lexonin dhe të dëgjonin për të vërtetat biblike. Një grup adoleshentësh që ishin të shurdhër erdhën vetëm për të parë. Një nga Dëshmitarët bisedoi pak me ta, me ndihmën e një vajze që u përktheu në gjuhën e shenjave. Duke përdorur ilustrime nga libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë, * ai shpjegoi se Jezui shëroi të sëmurët, madje edhe të shurdhërit. Ata u kënaqën kur «dëgjuan» premtimin e Biblës se Jezui së shpejti do të bënte të njëjtën gjë për njerëzit që jetojnë në ditët e sotme. Disa prej tyre morën me kënaqësi literaturë biblike dhe u bë e mundur që një Dëshmitar, i cili dinte gjuhën e shenjave, të shkonte për t’i vizituar.

Përveç gjuhës maqedonase, kishte edhe literaturë në anglisht, shqip dhe turqisht. Një burrë që nuk e fliste gjuhën maqedonase, kërkoi botime në anglisht. Pasi mori disa numra të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, tha se fliste turqisht. Kur i treguan botimet në gjuhën e tij, nuk po u besonte syve. E kuptoi se Dëshmitarët e Jehovait donin t’i ndihmonin të gjithë njerëzit.

Sigurisht që në këtë rast u dha një dëshmi e shkëlqyer, dhe sa inkurajuese ishte të shihje aq shumë njerëz që tregonin interes për të vërtetën e Biblës. Po, Jehovai hapi rrugën që lajmi i mirë i Mbretërisë të përhapej edhe më shumë në Maqedoni.

[Shënimet]

^ par. 6 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

^ par. 7 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

^ par. 8 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

^ par. 9 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Kutia dhe figurat në faqen 9]

NJË NGJARJE E SHËNUAR

Një hap tjetër i rëndësishëm për përhapjen e lajmit të mirë, u bë edhe më 17 maj 2003. Në Shkup, u kushtua një zyrë e Dëshmitarëve të Jehovait. U deshën dy vjet për t’i përfunduar punimet e kësaj ndërtese, duke i zgjeruar kështu katërfish ndërtesat e mëparshme.

Tani janë tri ndërtesa që përfshijnë zyrat e administrimit, të përkthimit, si edhe banesat, kuzhinën e lavanderinë. Gai Piërsi, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, ishte atje për të mbajtur fjalimin e kushtimit. Gjatë programit të kushtimit, kishte edhe vizitorë nga dhjetë vende të ndryshme. Të gjithë u emocionuan shumë kur panë ndërtesat e reja aq të bukura.

[Harta në faqet 8, 9]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

BULLGARI

MAQEDONI

Shkup

SHQIPËRI

GREQI

[Figura në faqen 8]

Shkup, Maqedoni