Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mbretërit rivalë në kohën e fundit

Mbretërit rivalë në kohën e fundit

Profecitë në këtë tabelë disa herë plotësohen gjatë së njëjtës periudhë. Ato japin prova të shumta se po jetojmë në «kohën e fundit».—Dan. 12:4.

  • Vargjet Zbul. 11:7; 12:13, 17; 13:1-8, 12

    Profecia «Bisha» ka sunduar në tokë për shekuj të tërë. Në kohën e fundit, koka e saj e shtatë plagoset. Më vonë, ajo kokë shërohet dhe «mbarë toka» ndjek pas bishën. Satanai e përdor këtë bishë që ‘të luftojë me mbetjen e pasardhësit’ të gruas.

    Plotësimi Pas Përmbytjes, nisin të sundojnë qeveri njerëzore që janë armike të Jehovait. Shumë shekuj më vonë, gjatë Luftës I Botërore, Perandoria Britanike bëhet tepër e dobët. Ajo rimerr fuqi kur bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Sidomos gjatë kohës së fundit, Satanai përdor krejt sistemin e tij politik që të përndjekë popullin e Perëndisë.

  • Vargjet Dan. 11:25-45

    Profecia Rivalitet midis mbretit të veriut dhe mbretit të jugut gjatë kohës së fundit.

    Plotësimi Gjermania dhe fuqia anglo-amerikane luftojnë kundër njëra-tjetrës. Në vitin 1945, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij bëhen mbreti i veriut. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik bie, e më vonë, Rusia dhe aleatët e saj luajnë rolin e mbretit të veriut.

  • Vargjet Isa. 61:1; Mal. 3:1; Luka 4:18

    Profecia Jehovai dërgon «lajmëtarin» e tij që ‘të përgatitë një udhë’ para se të fillojë të qeverisë Mbretëria mesianike. Ky grup fillon ‘t’u shpallë lajmin e mirë zemërbutëve’.

    Plotësimi Që nga viti 1870, Çarls Rasëlli dhe shokët e tij përpiqen me zell të shpjegojnë të vërtetat e Biblës. Në vitin 1881, ata kuptojnë se është shumë e rëndësishme që shërbëtorët e Perëndisë të predikojnë. Kështu botojnë artikuj të tillë, si «Kërkohen 1.000 predikues» dhe «Të mirosur për të predikuar».

  • Vargjet Mat. 13:24-30, 36-43

    Profecia Një armik mbjell egjër nëpër një arë me grurë. Egjrat lihen të rriten dhe e fshehin grurin deri kur vjen koha e korrjes; pastaj egjrat ndahen nga gruri.

    Plotësimi Që nga viti 1870, të krishterët e vërtetë fillojnë të dallohen nga të krishterët e rremë. Gjatë kohës së fundit, të krishterët e vërtetë mblidhen dhe ndahen nga të krishterët e rremë.

  • Vargjet Dan. 2:31-33, 41-43

    Profecia Këmbët prej hekuri dhe argjile i përkasin një shëmbëlltyre prej metalesh të ndryshme.

    Plotësimi Argjila paraqet lëvizjet popullore dhe protestat në vendet që janë nën pushtetin e fuqisë botërore anglo-amerikane. Si pasojë e këtyre lëvizjeve, kjo fuqi botërore nuk ushtron dot plotësisht një forcë si të hekurit.

  • Vargjet Mat. 13:30; 24:14, 45; 28:19, 20

    Profecia ‘Gruri’ mblidhet e futet në ‘depo’, dhe «skllavi besnik dhe i mençur» emërohet mbi «shërbëtorët e shtëpisë». ‘Lajmi i mirë për Mbretërinë’ fillon të predikohet «në gjithë tokën e banuar».

    Plotësimi Në vitin 1919, skllavi besnik dhe i mençur emërohet mbi shërbëtorët e Perëndisë. Që nga ajo kohë, Studentët e Biblës e intensifikojnë aktivitetin e predikimit. Sot Dëshmitarët e Jehovait predikojnë në më shumë se 200 vende dhe botojnë materiale të bazuara te Bibla në mbi 1.000 gjuhë.

  • Vargjet Dan. 12:11; Zbul. 13:11, 14, 15

    Profecia Një bishë me dy brirë merr iniciativën për krijimin e ‘një shëmbëlltyre të bishës’ me 7 kokë dhe i jep «frymë shëmbëlltyrës».

    Plotësimi Fuqia botërore anglo-amerikane merr iniciativën për krijimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë organizatë hyjnë edhe kombe të tjera. Më vonë, edhe mbreti i veriut bëhet anëtar i Lidhjes—por vetëm në vitet 1926-1933. Ashtu si Kombet e Bashkuara (OKB-ja) pas saj, Lidhjes i jepet lavdia për gjëra që mund t’i realizojë vetëm Mbretëria e Perëndisë.

  • Vargjet Dan. 8:23, 24

    Profecia Një mbret me fytyrë të egër ‘sjell shkatërrim të tmerrshëm’.—Dan. 8:23, 24, shën.

    Plotësimi Fuqia botërore anglo-amerikane solli një shkatërrim të jashtëzakonshëm. Për shembull, gjatë Luftës II Botërore, Shtetet e Bashkuara sollën një shkatërrim të llahtarshëm pa precedent kur hodhën dy bomba atomike mbi një vend që ishte armik i fuqisë anglo-amerikane.

  • Vargjet Dan. 11:31; Zbul. 17:3, 7-11

    Profecia Bisha «me ngjyrë të kuqe të ndezur» e me dhjetë brirë ngjitet nga humnera dhe është një mbret i tetë. Libri i Danielit e quan këtë mbret ‘gjëja e neveritshme që shkakton shkretim’.

    Plotësimi Lidhja e Kombeve bëhet joaktive gjatë Luftës II Botërore. Pas luftës, ‘vihet në vend’ ose formohet OKB-ja. Ashtu si Lidhja e Kombeve para saj, OKB-së i jepet lavdia për gjëra që mund t’i realizojë vetëm Mbretëria e Perëndisë. OKB-ja do të sulmojë fetë.

  • Vargjet 1 Sel. 5:3; Zbul. 17:16

    Profecia Kombet bëjnë deklaratën «paqe dhe siguri»; «dhjetë brirët» e «bisha» sulmojnë «prostitutën» dhe e shkatërrojnë. Pas kësaj, mbi kombet bie një shkatërrim i papritur.

    Plotësimi Kombet deklarojnë se kanë sjellë paqe dhe siguri. Më pas, kombet që mbështetin OKB-në shkatërrojnë institucionet e fesë së rreme. Kjo shënon fillimin e shtrëngimit të madh. Ky shtrëngim do të përfundojë me shkatërrimin e pjesës tjetër të botës së Satanait në Armagedon.

  • Vargjet Ezek. 38:11, 14-17; Mat. 24:31

    Profecia Gogu sulet kundër «vendit» të popullit të Perëndisë. Më pas engjëjt mbledhin «të zgjedhurit».

    Plotësimi Mbreti i veriut, së bashku me pjesën tjetër të qeverive të botës, sulmon popullin e Perëndisë. Ca kohë pasi fillon ky sulm, të mirosurit e mbetur në tokë, mblidhen në qiell.

  • Vargjet Ezek. 38:18-23; Dan. 2:34, 35, 44, 45; Zbul. 6:2; 16:14, 16; 17:14; 19:20

    Profecia ‘Kalorësi i kalit të bardhë’ plotëson «fitoren e tij» duke shfarosur Gogun dhe ushtrinë e tij. «Bisha» hidhet në «liqenin e zjarrtë» dhe shëmbëlltyra gjigante thërrmohet.

    Plotësimi Jezui, Mbreti në fron i Mbretërisë së Perëndisë, hidhet në veprim për të shpëtuar popullin e Perëndisë. Bashkë me 144.000 bashkëqeveritarët dhe ushtrinë e engjëjve, ai shfaros koalicionin e kombeve, krejt sistemin politik të Satanait.