KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Korrik 2017

Ky numër përmban artikujt e studimit për periudhën 28 gusht deri 24 shtator 2017.

U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer​—në Turqi

Në 2014-n, Turqia u bë qendra e një fushate speciale predikimi. Pse u organizua kjo fushatë? Cilat ishin rezultatet?

Kërko pasurinë e vërtetë

Si mund t’i përdorësh të mirat materiale për të forcuar marrëdhënien me Jehovain?

«Qani me ata që qajnë»

Ku mund të gjejë ngushëllim një i pikëlluar pas vdekjes së një njeriu të dashur? Ç’mund të bësh ti për ta ndihmuar?

«Lëvdoni Jah»​—Përse?

Psalmi 147 na sjell ndër mend sa shumë arsye kemi që ta çmojmë e t’i jemi mirënjohës Krijuesit tonë.

Jehovai i bëftë të suksesshme gjithë planet e tua!

Të rinjve u duhet të vendosin si do ta përdorin jetën e tyre. Ky mendim mund t’u futë frikën, por Jehovai do t’i bekojë ata që kërkojnë këshillat e tij.

Si ta fitosh luftën kundër mendjes sate

Satanai e përdor propagandën si një armë sulmi. Si mund t’i rezistosh propagandës së tij?

Pyetje nga lexuesit

A është e përshtatshme që një i krishterë të mbajë armë zjarri, si pistoletë ose pushkë, për t’u mbrojtur nga njerëzit?