Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla?

A u përgjigjet Zoti të gjitha lutjeve?

SI MENDON, AI U PËRGJIGJET LUTJEVE TË . . .

  • Çdokujt

  • Disave

  • Askujt

BIBLA THOTË:

«Jehovai u rri pranë tërë atyre . . . që e thërrasin me të vërtetë.»​—Psalmi 145:18.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Zoti nuk i dëgjon lutjet e atyre që rebelohen kundër tij. (Isaia 1:15) Megjithatë, ata mund ‘t’i ndreqin gjërat’ me të, duke ndryshuar rrugë.​—Isaia 1:18.

  • Lutjet duhet të jenë në harmoni me kërkesat biblike, që të marrin përgjigje nga Zoti.​—1 Gjonit 5:14.

Duhet të lutemi në ndonjë pozicion të veçantë?

DISA MENDOJNË se, kur luten, duhet të ulen gjithmonë në gjunjë, të ulin kokat ose të bashkojnë duart. Si mendon ti?

BIBLA THOTË:

Zoti ka pranuar lutjet e atyre që ‘ishin ulur’ a që ‘ishin çuar’ në këmbë ose të atyre që ishin «shtrirë përmbys» a që ‘kishin rënë në gjunjë’. (1 Kronikave 17:16; 2 Kronikave 30:27; Ezdra 10:1; Veprat 9:40) Ai nuk kërkon të rrimë në ndonjë pozicion të veçantë kur lutemi.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?