Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Besimtarët e gati të gjitha feve kryesore besojnë te shpirti i pavdekshëm

 TEMA KRYESORE | ÇFARË THOTË BIBLA PËR JETËN DHE VDEKJEN?

A ka jetë pas vdekjes?

A ka jetë pas vdekjes?

EKZISTOJNË lloj-lloj mendimesh për jetën dhe vdekjen. Disa mendojnë se jeta vazhdon edhe pas vdekjes, në ndonjë formë a vend tjetër. Të tjerë besojnë se do të rilindin për të jetuar përsëri. Kurse të tjerë janë të mendimit se vdekja i vë kapakun çdo gjëje.

Edhe ti ndoshta ke pikëpamjen tënde për këtë çështje në varësi të kulturës apo të mënyrës si je rritur. Meqë ka mendime kaq të ndryshme për atë çka ndodh pas vdekjes, a ekziston ndonjë person a vend ku të drejtohemi për përgjigje të vërteta e të besueshme?

Për shekuj me radhë udhëheqësit fetarë kanë përhapur doktrinën e pavdekësisë së shpirtit. Besimtarët e gati të gjitha feve kryesore​—të krishterë, hinduistë, judenj, myslimanë e të tjerë—​besojnë te shpirti i pavdekshëm, që mendohet se i mbijeton vdekjes së trupit dhe shkon në qiell. Nga ana tjetër, budistët besojnë se nëpërmjet rilindjeve të panumërta njeriu mund të çlirohet nga vuajtjet. Këtë gjendje lumturie e quajnë Nirvana.

Për shkak të mësimeve të tilla, shumica e njerëzve besojnë se vdekja i hap derën jetës në një botë tjetër. Mjaft veta e konsiderojnë vdekjen një hap të rëndësishëm në ciklin e jetës, si dhe pjesë të qëllimit të Perëndisë. Por çfarë thotë Bibla? Të lutemi, lexo artikullin vijues. Përgjigjja mund të të habitë.