Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 VENDE DHE POPUJ

Vizitë në Honduras

Vizitë në Honduras

FJALA Honduras në spanjisht do të thotë «thellësi», dhe mund ta ketë përdorur Kristofor Kolombi për të përshkruar ujërat përgjatë bregut të këtij vendi të Atlantikut. Disa mendojnë se Hondurasi e mori emrin nga kjo.

Hondurasit vlerësojnë jashtë mase besnikërinë dhe bashkëpunimin në familje. Për shembull, burri dhe gruaja shpesh i marrin së bashku vendimet e mëdha, si ato për shpenzimet familjare ose arsimimin e fëmijëve.

Shumica e hondurasve janë metisë, përzierje e evropianëve me popuj indigjenë. Ende ka disa grupe indigjene, si kortí. Vendas të tjerë, si garifunët, kanë prejardhje tjetër.

Një muzikant garifuna i bie daulles prej druri të fortë

Garifunët janë pasardhës të afrikanëve e të indianëve karibë që jetonin në ishullin e Shën-Vinsentit. Rreth vitit 1797 garifunët mbërritën në Islas de la  Bahía (ishujt e Gjirit). Më vonë u vendosën përgjatë bregut të Karaibeve në zonën kontinentale të Amerikës Qendrore. Që atje garifunët u përhapën në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore dhe Veriore.

Garifunëve u pëlqen shumë të vallëzojnë nën ritmin e daulleve prej druri të fortë. Pjesë e kulturës së tyre janë edhe veshjet tradicionale ngjyra-ngjyra, rrëfimi i historive dhe ushqimet tipike, si ereba (kek i madh e i hollë, i bërë me rrënjë kasave).

Në Honduras ka rreth 400 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Mbledhjet mbahen në spanjisht, në anglisht, në garifune, në gjuhën e shenjave hondurase, në kineze mandarin dhe në miskito.

Ereba, kek i madh e i hollë, i bërë me rrënjë kasave