Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE | A ËSHTË E DALË MODE BIBLA?

Vlera enkas për njeriun në çdo kohë—Vetëkontrolli

Vlera enkas për njeriun në çdo kohë—Vetëkontrolli

PARIMI BIBLIK: «Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por kush është i mençur, mban një frymë të qetë deri në fund.»Proverbat 29:11.

«Ndihem sikur më shpëtuan nga kthetrat e vdekjes»

DOBITË: Nëse do të renditje gjithë dobitë e vetëkontrollit, do të të duhej një mal me letër. Më e pakta që bën kjo cilësi është se të mbron shëndetin fizik. Bibla pohon: «Zemra e qetë është jetë për trupin.» Ajo thotë edhe: «Një zemër e gëzuar të bën mirë porsi ilaç.» (Proverbat 14:30; 17:22) Po ashtu, studimet tregojnë se ata që janë tipa zemërakë e armiqësorë rrezikojnë të sëmuren, sidomos me sëmundje kardiovaskulare. Patjetër, dobitë e vetëkontrollit nuk kufizohen vetëm te shëndeti fizik.

Kasio, tani në të 30-at, kujton: «Isha grindavec e nevrik dhe futesha shpesh në sherre. Kisha fare pak respekt për veten. Por gjithçka ndryshoi kur nisa të zbatoja parimet biblike. Mësova të ruaja gjakftohtësinë, të zhvilloja përulësinë e një qëndrim falës. Përndryshe sot mund të isha në burg. Vërtet, ndihem sikur më shpëtuan nga kthetrat e vdekjes.»

Kasio mësoi të ruante gjakftohtësinë e t’i falte të tjerët