Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mençuri që na mbron

Mençuri që na mbron

«Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndien asnjë kërcënim.»PROVERBAT 13:8, Diodati i Ri.

PASURIA sjell disa të mira, por mund të sjellë edhe telashe, sidomos në këto kohë të rrezikshme. (2 Timoteut 3:1-5) Në disa vende, të pasurit, përfshirë turistët që duken të kamur, janë bërë shënjestër e hajdutëve dhe e rrëmbyesve që kërkojnë pará.

Sipas një lajmi për një vend të zhvilluar «grabitjet e dhunshme, mashtrimet dhe rrëmbimet i kthejnë në armiq të pasurit e të varfrit. Restorantet kanë roja të armatosura; shtëpitë e të pasurve kanë mure me tela me gjemba, prozhektorë, kamera e roja». Pak a shumë njësoj ndodh edhe në shumë vende të tjera.

Mirëpo, për të varfrin Bibla thotë: «Nuk ndien asnjë kërcënim.» Si mund të nxjerrësh dobi nga ky margaritar mençurie? Nëse jeton në një zonë të njohur për krime e dhunë, ose të duhet të udhëtosh në një vend të tillë, mos tërhiq vëmendjen te vetja duke dhënë përshtypjen se je pasanik. Mendohu mirë për atë që do të veshësh e do të marrësh me vete kur të dalësh, sidomos nëse do të binin në sy. Te Proverbat 22:3 thuhet: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen . . . kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.»

Mençuria e dokumentuar në Bibël pasqyron kujdesin e Krijuesit për ne, dëshirën e tij që të jemi të sigurt. Eklisiastiu 7:12 thotë se kjo ‘mençuri është mbrojtje’, sepse «i ruan gjallë ata që e zotërojnë».