Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE | ÇFARË ËSHTË SUKSESI I VËRTETË?

Si e mat ti suksesin?

Si e mat ti suksesin?

Për të provuar veten, mendo për rrethanat e supozuara më poshtë.

Sipas teje, cilët janë vërtet të suksesshëm?

  • ALDO

    Aldo ka një biznes. Është njeri i ndershëm, i palodhur dhe i sjellshëm. Biznesi i ka ecur shumë mirë dhe, si rezultat, ai dhe familja e tij bëjnë një jetë të rehatshme.

  • GERTI

    Gerti ka një biznes të ngjashëm dhe fiton shumë më tepër se Aldo. Por, për të mposhtur konkurrencën, është bërë i fiksuar pas punës dhe vuan nga shumë sëmundje.

  • XHENI

    Xheni është nxënëse në shkollë të mesme që studion shumë dhe i pëlqen të mësojë. Ja pse merr nota të mira.

  • ERSA

    Ersa merr nota edhe më të mira se Xheni dhe është nxënëse e dalluar—por kopjon në provime dhe nuk i interesojnë shumë mësimet.

Nëse u përgjigje se Gerti dhe Ersa—ose që të katërjanë të suksesshëm, ndoshta e mat suksesin vetëm në bazë të rezultateve, pavarësisht nga mjetet e përdorura për t’i arritur ato rezultate.

Nga ana tjetër, nëse zgjodhe vetëm Aldon dhe Xhenin, ndoshta e mat suksesin në bazë të cilësive të personit dhe të etikës në punë. Kjo është më se me vend. Mendo pak për shembujt e mëposhtëm:

  • Çfarë është më mirë për mirëqenien afatgjatë të Xhenit: të marrë notat më të mira apo të ushqejë dëshirën për të mësuar?

  • Çfarë është më mirë për fëmijët e Aldos: të kenë gjithçka që mund të blihet me para apo të kenë një baba që e çmon kohën që kalon me ta?

Përfundimi: suksesi i rremë bazohet tek imazhi, kurse suksesi i vërtetë te vlerat e duhura.