Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Guaska e kërmillit me këmbë luspore

Guaska e kërmillit me këmbë luspore

 A është projektuar?

Guaska e kërmillit me këmbë luspore

● Guaska e tij është një nga më të fortat që janë zbuluar në natyrë. Kërmilli me këmbë luspore, që jeton në shtratin e Oqeanit Indian, mund të durojë presionin e ujit në një thellësi rreth 2.400 m. Këtë molusk të vogël nuk e dëmtojnë as aciditeti i lartë i ujit, as luhatjet e pareshtura të temperaturës​—përfshirë ujërat përvëluese që gufojnë nga burimet termale. Guaska e mbron edhe nga sulmet e grabitqarëve.

Shqyrtoni faktet: Guaska e këtij kërmilli ka tri shtresa. E para përbëhet nga sulfure të hekurit; e dyta ngjason me veshjen proteinike që kanë lloje të tjera kërmijsh; e treta përbëhet nga një mineral i kalciumit që quhet aragonit. Me këtë mbrojtje të trefishtë, kërmilli me këmbë luspore s’do t’ia dijë për sulmet e gaforreve grabitqare, që mundohen t’ia thërrmojnë guaskën me kanxhat e fuqishme. Gaforrja mund ta mbajë të mbërthyer kërmillin për ditë të tëra, por guaskën s’e gjen gjë.

Duke përdorur një pajisje shpuese me majë diamanti, studiuesit zbuluan se «shtresa e jashtme është projektuar të kriset në një mënyrë që thith energji», siç thuhet në revistën Discover. «Krisjet përhapen vetëm në shtresën me grimca sulfur hekuri. Këto ‘mikrokrisje’ jo vetëm thithin energji, por edhe pengojnë formimin e çarjeve më të mëdha.» Ndërkaq, shtresa e mesme thith energjinë mekanike që ushtrohet gjatë një sulmi.

Studiuesit shpresojnë ta imitojnë strukturën e guaskës së kërmillit me këmbë luspore për t’i bërë më të forta kaskat e veshjet antiplumb, si edhe skeletet e anijeve e të avionëve. «Kjo mund të vlejë edhe për tubacionet naftësjellëse në Arktik, që goditen nga ajsbergët»,​—thuhet në Discover.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë guaska e kërmillit me këmbë luspore apo është projektuar?

[Diagrami në faqen 23]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Pajisje shpuese

Shtresa e jashtme

Shtresa e mesme

Shtresa e brendshme

[Burimi i figurës në faqen 23]

Me mirësjellje nga Anders Warén