Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Krahu i pilivesës

Krahu i pilivesës

 A është projektuar?

Krahu i pilivesës

● Disa pilivesa fluturojnë për 30 sekonda pa rrahur krahët dhe pa humbur shumë lartësi. Cili është sekreti? Krahu aerodinamik, i cili nuk ka të krahasuar me asnjë krah të prodhuar nga industria e ndërtimit të avionëve.

Shqyrtoni faktet: Krahu tepër i hollë i pilivesës përbëhet nga rrudha që nuk e lënë të përkulet. Shkencëtarët kanë parë se rrudhat e ndihmojnë pilivesën të rrijë në ajër pa humbur shumë lartësi. «Kjo ndodh ngaqë ajri qarkullon në zgavrat midis rrudhave duke krijuar zona ku forca tërheqëse e gravitetit është shumë e vogël. Këto zona ndihmojnë që ajri që kalon në krah ta mbajë pilivesën lart»,​​—⁠thotë revista New Scientist.

Pasi studiuan krahun e pilivesës, inxhinieri i aeronautikës Abel Vargasi dhe kolegët e tij arritën në përfundimin se «krahët që imitojnë projektet e natyrës janë shumë të rëndësishëm për projektimin e mjeteve të vogla fluturuese». Të pajisur me një kamerë ose diçka tjetër, këta robotë fluturues sa pëllëmba e dorës, kanë një sërë përdorimesh praktike, që nga marrja e informacioneve në vendet e katastrofave deri te përcaktimi i nivelit të ndotjes.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë krahu shumë i hollë e me rrudha i pilivesës apo është projektuar?

[Figura në faqen 25]

Mekanizmi mikroajror si pilivesë, i kontrolluar me telekomandë, peshon 120 miligramë, është gjashtë centimetra i gjerë dhe ka krahë të hollë silikoni si vaferë, që fillojnë të rrahin nën veprimin e energjisë elektrike

[Burimi]

© Philippe Psaila/Photo Researchers, Inc.