Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Duhani nuk është për mua

Duhani nuk është për mua

 Duhani nuk është për mua

KJO temë iu dha për t’u zhvilluar qindra nxënësve që morën pjesë në një konkurs mbarëkombëtar i cili u financua nga Shoqata Mjekësore e Shtetit të Misurit, (MSMA) në Shtetet e Bashkuara. Në këtë konkurs morën pjesë rreth 675 nxënës nga 42 shkolla. Fituesja e këtij konkursi ishte Briana 12-vjeçare dhe puna e saj në vargje u botua në revistën e MSMA-së, Missouri Medicine. Briana pati rastin ta lexonte krijimin e saj edhe para delegatëve që po ndiqnin kongresin vjetor të MSMA-së. Para se ta lexonte ajo u tha të pranishmëve:

«Jam një Dëshmitare e Jehovait dhe të gjitha faktet e kësaj pune në vargje i kam marrë nga revista Zgjohuni! Në fakt, idenë për një nga vargjet e mia të preferuara e mora nga kopertina e këtij numri. Ajo tregon një kafkë në gojën e të cilës varet një cigare dhe thuhet: ‘Vdekje në shitje.’ Për shumë vite Zgjohuni! ka botuar shumë artikuj për rreziqet e pirjes së duhanit.»

Dëshmitarët e Jehovait shmangin përdorimin e duhanit. Ata besojnë se përdorimi me vetëdije i çdo produkti që ndot trupin tregon mungesë respekti si për dhuratën e jetës, ashtu edhe për Krijuesin. (Veprat 17:24, 25) Prandaj ndjekin këshillën që vjen nga Shkrimet: «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës.»​—2 Korintasve 7:1.

Ashtu si të rinj të tjerë Dëshmitarë, Briana bën çmos që të jetojë sipas parimeve të Biblës. Sigurisht që të gjithë këta të rinj ia gëzojnë zemrën Krijuesit të tyre.​—Fjalët e urta 27:11.

[Figura në faqen 31]

Briana (tani 14 vjeçe) duke mbajtur në dorë krijimin e saj