Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Guri i bukur moldavit

Guri i bukur moldavit

 Guri i bukur moldavit

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË REPUBLIKËN ÇEKE

Çfarë ju vjen ndër mend kur dëgjoni fjalën «moldavit»? Në disa gjuhë, kjo fjalë të bën të mendosh për diçka që vjen nga lumi Moldavë në Evropën Qendrore, i quajtur sot lumi Vëltavë. Ose mund të mendoni për një gur të rrallë e të bukur. E pra, moldaviti i ka të dyja këto.

Moldaviti është një trup me përbërje xhami në ngjyrë të gjelbër. Gjendet në pjesën jugore të Republikës Çeke, në zonën pranë lumit Vëltavë. Klasifikohet si tektit, term që vjen nga greqishtja tektos dhe do të thotë «i shkrirë». Encyclopædia Britannica shpjegon: «Për tektitet janë bërë shumë kërkime shkencore gjatë pjesës më të madhe të shekullit të 20-të. Kjo sepse më parë mendohej se kishin origjinë të panjohur e ndoshta jashtëtokësore, por tani dihet se janë formuar nga shkrirja e pastaj ftohja e menjëhershme e shkëmbinjve tokësorë të thërrmuar nga goditja e fortë e meteoritëve të mëdhenj, e kometave ose e asteroidëve mbi sipërfaqen e Tokës.»

Tektite janë gjetur në çdo kontinent përveç Antarktidës dhe Amerikës së Jugut. Meqë gurët moldavitë kanë origjinë të pazakontë, disa njerëz mendojnë se ndoshta kanë ndonjë energji misterioze kozmike dhe aftësi shëruese. Por në të vërtetë moldavitët janë thjesht gurë, ndonëse janë shumë të bukur e tërheqës.

Këta gurë të çmuar e të rrallë kanë ngjyrë të gjelbër të thellë. Ndryshe nga tektitet e tjera, këta mund t’i presësh e t’i bësh gurë të çmuar magjepsës për t’i përdorur në bizhuteri. Ata që vizitojnë Republikën Çeke mund t’i admirojnë moldavitët në sektorin mineralogjik të Muzeut Kombëtar të Pragës.

Bibla na kujton: «Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të.» (Psalmi 24:1) Këtu përfshihen edhe të gjithë gurët e çmuar që gjenden në botë. Ndoshta mund ta mbani parasysh këtë po t’ju bjerë ndonjëherë rasti të admironi gurin e bukur moldavit.

[Figura në faqen 31]

Moldavitë siç gjenden në natyrë

[Figura në faqen 31]

Moldavit i prerë

[Figura në faqen 31]

Bizhuteri me moldavit

[Burimi i figurave në faqen 31]

Moldaviti i prerë dhe fotografitë në fund: Z knihy Svĕt drahých kamenů