Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

 Nga lexuesit tanë

Pornografia Faleminderit për serinë e artikujve «Pornografia​—E dëmshme apo e padëmshme?» (22 korrik 2003) Kisha vërtet nevojë për këtë këshillë të drejtpërdrejtë. Kur u bëra i krishterë, tashmë kisha kohë që shikoja pornografi. Këta artikuj më ndihmuan më shumë se kurrë të kuptoja se sa e dëmshme është pornografia dhe çfarë hapash vendimtarë duhen marrë për t’u çliruar nga joshja e saj e fuqishme.

E. P., Shtetet e Bashkuara

Dy vjet më parë martesa ime e lumtur 22–vjeçare përfundoi me divorc. Pornografia, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, na ndau nga një bashkëshort i mrekullueshëm dhe nga një baba i dashur. Për shkak të këtij vesi të tmerrshëm karakteri i tij ndryshoi nga i butë dhe i sjellshëm, në nevrik, gënjeshtar dhe shtazarak. Mendoja se isha viktima e vetme e pasojave të pornografisë, por tani e kuptoj që është një plagë që prek shumë të tjerë. Ju falënderoj për këta artikuj të shkruar mirë.

L. T., Shtetet e Bashkuara

Para se të studioja Biblën kisha më shumë se dhjetë vjet që isha dhënë pas pornografisë. Pavarësisht nga ajo që pretendojnë përkrahësit e saj, nuk ka asgjë të mirë në të. Para se të bëhesha Dëshmitar i Jehovait, përdorja thuajse çdo lloj droge. Nga të gjitha veset që m’u desh të lija me pornografinë e pata më të vështirë. Ju lutem vazhdoni të botoni artikuj të tillë.

J. A., Shtetet e Bashkuara

Të rinjtë pyesin Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për artikullin «Të rinjtë pyesin. . . Pse kërkoj të jem i përsosur?» (22 korrik 2003) Jam 25 vjeç dhe jam ungjillëzues në kohë të plotë. Që kur isha i vogël e krahasoja veten me motrën dhe vëllanë tim që janë përkatësisht katër dhe tre vjet më të mëdhenj se unë. Luftoja me ndjenjën e inferioritetit, duke menduar se nuk vleja për asgjë. Për t’i mposhtur këto ndjenja kërkoja me çdo kusht që të isha i përsosur. Ndihem pikërisht ashtu siç përshkruhej në artikull. Tani dua ta ndreq mënyrën time të të menduarit.

M. Y., Japoni

Jam 16 vjeçe dhe kohët e fundit mjeku më ka thënë se jam me depresion. Gjithmonë jam përpjekur t’i bëj gjërat në mënyrë të përsosur, dhe shpesh e qortoj veten që nuk arrij të bëj mirë asgjë. Ky artikull erdhi pikërisht atëherë kur kisha nevojë. Nuk më pushonin lotët kur e lexoja. Nuk e kisha kuptuar kurrë që edhe shumë të tjerë luftojnë me të njëjtat ndjenja. Faleminderit për seritë e artikujve «Të rinjtë pyesin». Mezi pres artikujt e ardhshëm.

L. S., Shtetet e Bashkuara

Midhja-zebër Jam 12 vjeçe dhe më pëlqeu shumë artikulli «Pastrues të bezdisshëm». (22 korrik 2003) Më habiti fakti që një midhje femër mund të prodhojë 500.000 vezë në vit dhe që vetëm në një metër katror mund të ketë rreth 600.000 midhje. Duhet të kemi respekt për detin sepse është vendi ku rriten midhjet-zebër dhe krijesa të tjera. Kështu tregojmë respekt edhe për Perëndinë Jehova. Ju lutem vazhdoni të shkruani artikuj interesantë si ky!

E. T., Itali

Nga numrat e kaluar Kohët e fundit ime bijë, që është e rritur, ka dalë me sëmundjen e Parkinsonit. Gjeta një artikull për këtë sëmundje në revistën Zgjohuni! të 8 janarit 1988 (anglisht). Si familje, bashkë me vajzën, e lexuam artikullin disa herë. Ai na ka ndihmuar ta përballojmë problemin me qetësi. Edhe pse ky artikull është shkruar para 15 vjetësh, kemi përfituar shumë prej tij. Ka pasur raste kur Zgjohuni! ka trajtuar sëmundje që s’i kishim dëgjuar ndonjëherë dhe këta artikuj patjetër që janë një inkurajim jashtëzakonisht i madh për ata që vuajnë nga sëmundje të tilla. Ju falënderoj nga zemra për punën që bëni.

E. M., Japoni