Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kafshë e dashur apo vrasës brutal?

Kafshë e dashur apo vrasës brutal?

 Kafshë e dashur apo vrasës brutal?

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË POLONI

NJË vrapues sulmohet nga një qen agresiv dhe më pas vdes i gjakosur. Një vajzë vritet nga qeni i saj rotvajler. Para syve të prindërve të tij, një djalë nëntëvjeçar kafshohet për vdekje nga një qen stani gjerman. Këto janë vetëm disa nga tragjeditë që janë shkaktuar nga qentë e racës së pastër në Poloni.

Për të parandaluar tragjedi të tilla, disa autoritete i lejojnë njerëzit që t’i mbajnë disa lloje qensh vetëm pasi kanë marrë një certifikatë. Barbara Zaleska, anëtare e Shoqatës Polake të Ruajtjes së Qenve, argumenton se certifikata duhet lëshuar për pronarin dhe jo për qenin, «sepse është pronari ai që vendos nëse qentë rojë, rotvajlerat dhe bullterrierët do të kthehen në bisha ose do të mbeten miq të njerëzve».

Në disa raste qentë stërviten qëllimisht për të vrarë. Metodat e stërvitjes mendohet se përfshijnë rrahjen, lënien pa ushqim dhe madje «praktikën e vrasjes», e cila ka të bëjë me stërvitjen e qenit për të sulmuar dhe shqyer manekinë. Më pas, qeni stërvitet që të sulmojë qen më të dobët, të cilët është e sigurt që do të vriten. Kur stërvitja mbaron, qeni është gati të marrë pjesë në ndeshje të vërteta me qen, për të kënaqur bixhozçinjtë dhe tifozët e etur për gjak.

Bibla e thotë qartë pikëpamjen e Perëndisë për mizorinë ndaj kafshëve. Ajo thotë: «I drejti kujdeset për shpirtin e kafshës së tij shtëpiake, por mizore janë mëshirat e të ligjve.» (Fjalët e urta 12:10, BR) Ata që dëshirojnë t’i pëlqejnë Perëndisë nuk ushtrojnë keqtrajtime sadiste mbi kafshët. Jemi të lumtur që në botën e re të Perëndisë praktika e stërvitjes së kafshëve për t’i bërë vrasës, për sport ose për arsye të tjera, do të marrë fund.​—Psalmi 37:9-11.