Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 55

Mos u frikësoni prej tyre!

Zgjidh një regjistrim audio
Mos u frikësoni prej tyre!
PAMJA

(Mateu 10:28)

  1. 1. Ti, o popull, shko përpara,

    lajmin e mir’ prediko!

    Nga armiqt’ kurr’ mos ki frik’,

    zemërbutët ti ndihmo.

    Se rebelët e pabindur

    flaku posht’ Jezui Mbret,

    Satanain do ta lidh’ shpejt,

    gjurm’ të ligu s’do të ket’.

    (REFRENI)

    Frik’ mos kini, o të dashur,

    që në bot’ ka kundërshtim.

    Ju besnik’ ju kam për zemër.

    Jeni drit’ e syrit tim.

  2. 2. Dhe pse ka armiq kudo që shpifin,

    shajn’ e kërcënojn’.

    Që përpiqen të gënjejn’,

    të maskuar t’ju mashtrojn’.

    Nga përndjekja mos u stepni,

    mbrojtje vet’ po ju premtoj.

    Me besnikëri qëndroni,

    un’ fitoren plotësoj.

    (REFRENI)

    Frik’ mos kini, o të dashur,

    që në bot’ ka kundërshtim.

    Ju besnik’ ju kam për zemër.

    Jeni drit’ e syrit tim.

  3.  3. Mos u ndieni të harruar,

    jam për ju forc’ dhe mburoj’.

    Nëse vdekja ju rrëmben,

    me furi e asgjësoj.

    Mos ki frik’ nga kush vret trupin,

    shpirtin s’mund ta shkatërroj’.

    Qofsh besnik, përher’ i bindur,

    se fitoren të dhuroj!

    (REFRENI)

    Frik’ mos kini, o të dashur,

    që në bot’ ka kundërshtim.

    Ju besnik’ ju kam për zemër.

    Jeni drit’ e syrit tim.