Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 43

Lutja e falënderimit

Zgjidh një regjistrim audio
Lutja e falënderimit
PAMJA

(Psalmi 95:2)

  1. 1. O Jehova, hirmadh je, i lavdishëm,

    falënderime të thur zemra jon’.

    Me shpirt shërbejm’, se na jep ti mbështetje

    dhe me kujdesin tënd na gjallëron.

    Çdo dit’ gabojm’, jemi të papërsosur,

    ndaj falje për shkeljet tona kërkojm’.

    Me dashuri sigurove shpërblesën.

    Ti na kupton, ndaj të falënderojm’.

  2. 2. Me mirënjohje të falënderojm’, At’,

    se na mban pran’ e na shfaq dashuri.

    O Jehova, na ndihmo të të njohim,

    të të shërbejm’ ne me besnikëri.

    Faleminderit që jep frymën tënde,

    na nxit ajo të dëshmojm’ me guxim.

    Përulësisht të shërbefshim të lumtur.

    Çdo dit’ të falënderojm’ me gëzim.