Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 148

Jehovai është çlirimtari ynë*

Zgjidh një regjistrim audio
Jehovai është çlirimtari ynë*
PAMJA

(2 Samuelit 22:1-8)

  1. 1. Te ti vrapoj, o Jehova, dhe gjej shpëtim,

    je vendi ku gjej streh’,

    je çlirimtari im.

    Krijimi i mahnitshëm rrëfen pa fjal’:

    «S’ke rival,

    je Perëndi Sovran!»

    (REFRENI)

    Fortes’ je, o Jehova, për të drejtin.

    Te ti kam besim; je kala për shpirtin tim.

    Sypatrembur, për ty do të flas,

    o Shkëmbi im.

    Gjith’ të gjallët ta din’ se veç ti

    na sjell shpëtim.

  2. 2. Kur jam në fill të vdekjes, të thërras për ndihm’:

    ‘O At’, më jep fuqi,

    të lutem, më bëj trim.

    Rënkimin tim dëgjoje dhe më shpëto,

    më streho,

    o Ati im i shtrenjt’!’

    (REFRENI)

    Fortes’ je, o Jehova, për të drejtin.

    Te ti kam besim; je kala për shpirtin tim.

    Sypatrembur, për ty do të flas,

    o Shkëmbi im.

    Gjith’ të gjallët ta din’ se veç ti

    na sjell shpëtim.

  3.  3. Gjith’ toka do të dridhet

    kur të flasësh ti.

    Armiqt’ do t’i dërrmosh;

    do t’i bësh shkrumb e hi.

    Do të gëzoj’ i drejti se ti e mbron,

    e shpëton.

    Je çlirimtari yn’!

    (REFRENI)

    Fortes’ je, o Jehova, për të drejtin.

    Te ti kam besim; je kala për shpirtin tim.

    Sypatrembur, për ty do të flas,

    o Shkëmbi im.

    Gjith’ të gjallët ta din’ se veç ti

    na sjell shpëtim.