Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 9

Si të përgatitemi sa më mirë për mbledhjet?

Si të përgatitemi sa më mirë për mbledhjet?

Kamboxhia

Ukrainë

Nëse po studion Biblën me një Dëshmitar të Jehovait, ka të ngjarë që përpiqesh ta studiosh materialin para çdo studimi. Për të nxjerrë sa më tepër dobi, është mirë të bësh të njëjtën gjë para se të ndjekësh mbledhjet e kongregacionit. Rezultatet më të mira arrihen kur e bëjmë zakon këtë.

Përcakto kur dhe ku të studiosh. Kur përqendrohesh më mirë? Herët në mëngjes, para se të nisë dita e punës, apo vonë në mbrëmje, pasi fëmijët bien në gjumë? Edhe nëse nuk studion dot për një periudhë të gjatë, vendos sa kohë mund të lësh mënjanë dhe mundohu të mos lejosh asgjë të të pengojë. Gjej një vend të qetë e hiq çdo gjë që të shpërqendron duke fikur radion, televizorin dhe celularin. Lutja para studimit do të të lehtësojë ankthin e ditës, e kështu mund të përqendrohesh te Fjala e Perëndisë.—Filipianëve 4:6, 7.

Bëj shënime në material dhe përgatitu të marrësh pjesë. Si fillim, krijo një ide të përgjithshme të temës. Mendo për titullin e artikullit a të kapitullit, mendo si lidhet çdo nëntitull me temën dhe vër re figurat e pyetjet për rishikim që nxjerrin në pah pikat kryesore. Më pas, lexo çdo paragraf dhe gjej përgjigjen e pyetjes që bëhet në botim. Kërko e lexo shkrimet e përmendura dhe mendo si e mbështetin atë që thuhet në material. (Veprat 17:11) Kur të dish si t’i përgjigjesh pyetjes, nënvizo pak fjalë a shprehje kyçe në paragraf që do të të sjellin ndër mend përgjigjen. Pastaj, në mbledhje, mund të ngresh dorën nëse dëshiron të bësh një koment të shkurtër me fjalët e tua.

Ndërsa shqyrton temat e ndryshme që trajtohen çdo javë në mbledhje, do ta pasurosh ‘thesarin’ tënd të njohurisë biblike me mendime të reja.—Mateu 13:51, 52.

  • Ç’gjë mund të bësh zakon kur përgatitesh për mbledhje?

  • Si mund të përgatitesh që të komentosh në mbledhje?