Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 16

Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?

Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?

Mjanmar

Pjesë në mbledhje

Grup shërbimi

Mirëmbajtja e Sallës së Mbretërisë

Bibla përshkruan dy grupe burrash të krishterë që përmbushin përgjegjësi në kongregacion—‘mbikëqyrës e shërbëtorë ndihmës’. (Filipianëve 1:1) Zakonisht në çdo kongregacion ka disa vëllezër që shërbejnë në këto detyra. Çfarë pune bëjnë shërbëtorët ndihmës për dobinë tonë?

Ndihmojnë trupin e pleqve. Shërbëtorët ndihmës—disa të rinj, të tjerë më të mëdhenj—i shohin gjërat nga këndvështrimi i Perëndisë dhe janë burra të besueshëm e të ndërgjegjshëm. Ata kryejnë në kongregacion detyra organizative dhe kujdesen për punë fizike, që shpesh janë rutinë, por të rëndësishme. Kjo u jep mundësi pleqve të përqendrohen te përgjegjësitë si mësues dhe barinj.

Kryejnë shërbime praktike. Disa shërbëtorë ndihmës caktohen si përcjellës që të mikpresin të gjithë ata që vijnë në mbledhje. Të tjerë merren me akustikën, shpërndajnë literaturën, mbajnë llogarinë e kongregacionit dhe u ndajnë territoret e predikimit pjesëtarëve të kongregacionit. Gjithashtu, ndihmojnë në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë. Pleqtë mund t’u kërkojnë shërbëtorëve ndihmës t’u sigurojnë ndihmë të moshuarve. Me gatishmërinë për të plotësuar çfarëdo përgjegjësie që u jepet, fitojnë respektin e të gjithëve.—1 Timoteut 3:13.

Lënë shembull të mirë si burra të krishterë. Shërbëtorët ndihmës zgjidhen për cilësitë e shkëlqyera të krishtere. Me pjesët që mbajnë në mbledhje, na forcojnë besimin. Kur janë në ballë të veprës së predikimit, na frymëzojnë të jemi më të zellshëm. Fryma e tyre bashkëpunuese na shton gëzimin dhe unitetin. (Efesianëve 4:16) Me kohë, edhe ata mund të kualifikohen që të shërbejnë si pleq.

  • Çfarë cilësish kanë shërbëtorët ndihmës?

  • Si ndihmojnë shërbëtorët ndihmës që kongregacioni të funksionojë mirë?