Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 25

Pse dhe si ndërtohen Sallat e Mbretërisë?

Pse dhe si ndërtohen Sallat e Mbretërisë?

Bolivi

Nigeri, para dhe pas

Tahiti

Ashtu si e tregon edhe emri Sallë Mbretërie, mësimi kryesor i Biblës që shqyrtohet në këto salla përqendrohet te Mbretëria e Perëndisë, tema kryesore e shërbimit të Jezuit.​—Luka 8:1.

Janë qendrat e adhurimit të vërtetë. Nga këto vende Dëshmitarët organizojnë në zonën e tyre predikimin e lajmit të mirë për Mbretërinë. (Mateu 24:14) Sallat kanë madhësi dhe struktura të ndryshme, por të gjitha janë ndërtesa të thjeshta, shumë prej të cilave përdoren nga më tepër se një kongregacion. Vitet e fundit kemi ndërtuar dhjetëra mijë Salla Mbretërie (mesatarisht pesë në ditë) që të jemi në një hap me rritjen e kongregacioneve. Si është arritur gjithë kjo?—Mateu 19:26.

Ndërtohen me kontributet e një fondi të veçantë. Këto kontribute i dërgohen zyrës së degës që paratë t’u vihen në dispozicion kongregacioneve që kanë nevojë të ndërtojnë ose rimodelojnë një Sallë Mbretërie.

Ndërtohen nga vullnetarë pa pagesë me formime të ndryshme. Në shumë vende janë organizuar Grupe Ndërtimi të Sallave të Mbretërisë. Skuadra me shërbëtorë ndërkombëtarë dhe me vullnetarë shkojnë nga një kongregacion në tjetrin brenda një shteti, madje edhe në zona të largëta, dhe ndihmojnë kongregacionet vendëse në ndërtimin e Sallave të tyre të Mbretërisë. Në vende të tjera, janë caktuar Dëshmitarë të kualifikuar që të mbikëqyrin ndërtimin dhe restaurimin e Sallave të Mbretërisë në një zonë të caktuar. Ndonëse shumë zanatçinj të aftë nga zona përreth dalin vullnetarë, në çdo kantier, pjesëtarët e kongregacionit vendës përbëjnë shumicën e vullnetarëve. E gjithë kjo arrihet falë frymës së Jehovait dhe falë përpjekjeve me gjithë shpirt të popullit të tij.—Psalmi 127:1; Kolosianëve 3:23.

  • Pse vendet tona të adhurimit quhen Salla Mbretërie?

  • Si arrijmë të ndërtojmë Salla Mbretërie në të gjithë botën?