Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 18

Si i ndihmojmë vëllezërit tanë në vështirësi?

Si i ndihmojmë vëllezërit tanë në vështirësi?

Republika Domenikane

Japoni

Haiti

Kur godet një katastrofë, Dëshmitarët e Jehovait organizohen menjëherë që t’u shkojnë në ndihmë vëllezërve të prekur prej saj. Këto përpjekje tregojnë sa e sinqertë është dashuria që kemi për njëri-tjetrin. (Gjoni 13:34, 35; 1 Gjonit 3:17, 18) Si ndihmojmë?

Kontribuojmë në pará. Kur ra një zi buke e madhe në Jude, të krishterët e hershëm në Antioki u dërguan ndihmë financiare vëllezërve në besim. (Veprat 11:27-30) Edhe sot, kur marrim vesh se vëllezërit tanë në disa pjesë të botës po heqin keq, dërgojmë kontribute nëpërmjet kongregacionit tonë që t’u japim ndihmë materiale atyre që gjenden ngushtë.—2 Korintasve 8:13-15.

Sigurojmë ndihmë praktike. Pleqtë që janë në vendin e katastrofës gjejnë se ku ndodhet çdo pjesëtar i kongregacionit që të sigurohen nëse të gjithë janë shëndoshë e mirë. Një komitet ndihme mund të koordinojë punën për të siguruar ushqim, ujë të pijshëm, veshje, strehim dhe ndihmë mjekësore. Shumë Dëshmitarë që kanë aftësitë e nevojshme dalin vullnetarë të shkojnë të ndihmojnë me shpenzimet e tyre ose të meremetojnë shtëpitë dhe Sallat e Mbretërisë që janë dëmtuar. Falë unitetit që gëzojmë si organizatë dhe falë përvojës që kemi fituar duke punuar sup më sup, arrijmë të mobilizohemi me shpejtësi në kohë nevoje. Ndonëse u zgjatim dorën «atyre që janë të lidhur me ne në besim», kur është e mundur ndihmojmë edhe të tjerët, pavarësisht nga feja.—Galatasve 6:10.

Japim ngushëllim nga Shkrimet dhe mbështetje emocionale. Viktimat e një katastrofe kanë veçanërisht nevojë për ngushëllim. Në kohë të tilla, ne marrim forcë nga Jehovai, «Perëndia i çdo ngushëllimi». (2 Korintasve 1:3, 4) Me kënaqësi u tregojmë të dëshpëruarve premtimet e Biblës, duke i siguruar se së shpejti Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund të gjitha tragjedive që sjellin dhembje e vuajtje.—Zbulesa 21:4.

  • Pse Dëshmitarët arrijnë të veprojnë me shpejtësi në raste katastrofash?

  • Si mund t’i ngushëllojmë nga Shkrimet të mbijetuarit?