Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 26

Si të ndihmojmë në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë?

Si të ndihmojmë në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë?

Estoni

Zimbabve

Mongoli

Porto-Riko

Çdo Sallë Mbretërie e Dëshmitarëve të Jehovait mban emrin e shenjtë të Perëndisë. Prandaj e kuptojmë se është një privilegj dhe pjesë e rëndësishme e adhurimit të shenjtë të ndihmojmë që ndërtesa të jetë e pastër, e hijshme dhe në gjendje të mirë. Kushdo mund të marrë pjesë.

Dalim vullnetarë të pastrojmë pas mbledhjes. Pas çdo mbledhjeje, vëllezër e motra pastrojnë me gëzim Sallën e Mbretërisë. Një herë në javë bëhet një pastrim më rrënjësor. Një plak ose shërbëtor ndihmës koordinon punën, zakonisht duke ndjekur një listë të gjërave. Sipas nevojës, dalin vullnetarë që fshijnë, lajnë ose pastrojnë me fshesë korrenti dyshemenë, marrin pluhurat, rregullojnë karriget, pastrojnë e dezinfektojnë banjat, lajnë dritaret e pasqyrat, hedhin plehrat ose pastrojnë oborrin. Të paktën një herë në vit caktohet një ditë për të bërë një pastrim me themel. Duke u dhënë edhe fëmijëve disa detyra, i mësojmë të respektojnë vendin e adhurimit.—Eklisiastiu 5:1.

Japim një dorë kur ka nevojë për riparime. Çdo vit Sallës së Mbretërisë i bëhet një kontroll i imtësishëm brenda dhe jashtë. Nisur nga ky kontroll, salla mirëmbahet rregullisht që të jetë në gjendje të mirë dhe kështu shmangen shpenzimet e panevojshme. (2 Kronikave 24:13; 34:10) Një Sallë Mbretërie e pastër dhe e mirëmbajtur është një vend i denjë për të adhuruar Perëndinë tonë. Kur japim ndihmën tonë, tregojmë sa për zemër e kemi Jehovain dhe vendin ku e adhurojmë. (Psalmi 122:1) Gjithashtu, kjo krijon një përshtypje të mirë në zonën ku jetojmë.—2 Korintasve 6:3.

  • Pse nuk duhet ta lëmë pas dore vendin tonë të adhurimit?

  • Ç’masa merren për të mbajtur pastër Sallën e Mbretërisë?