Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 17

Si na ndihmojnë mbikëqyrësit qarkorë?

Si na ndihmojnë mbikëqyrësit qarkorë?

Malavi

Grup shërbimi

Në shërbim

Mbledhje e pleqve

Në Shkrimet e Krishtere Greke përmenden shpesh Barnaba dhe apostulli Pavël. Ata burra shërbenin si mbikëqyrës udhëtues dhe vizitonin kongregacionet e hershme. Pse? Merakoseshin sinqerisht për mirëqenien e vëllezërve të tyre në besim. Pavli tha se donte ‘të kthehej e të vizitonte vëllezërit’ për të parë si ishin. Ai ishte gati të bënte qindra kilometra që të shkonte tek ata dhe t’i forconte. (Veprat 15:36) Këtë dëshirë kanë edhe mbikëqyrësit udhëtues sot.

Vijnë të na japin zemër. Çdo mbikëqyrës qarkor viziton afro 20 kongregacione dhe kalon një javë me secilin prej tyre dy herë në vit. Mund të përfitojmë shumë nga përvoja e këtyre vëllezërve dhe e grave të tyre, nëse janë të martuar. Ata mundohen t’i njohin të gjithë, të rinj e të moshuar, dhe kanë shumë dëshirë të na shoqërojnë në predikim e në studimet biblike. Këta mbikëqyrës bëjnë vizita baritore bashkë me pleqtë dhe mbajnë fjalime inkurajuese në mbledhje e asamble që të na forcojnë.—Veprat 15:35.

Interesohen për të gjithë. Mbikëqyrësit qarkorë interesohen thellësisht për gjendjen frymore të kongregacioneve. Ata takohen me pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës që të shohin çfarë përparimi është bërë dhe t’u japin këshilla praktike si t’i përmbushin përgjegjësitë. Ndihmojnë pionierët që të jenë të suksesshëm në shërbim, si edhe kënaqen kur njihen me ata që sapo kanë nisur të shoqërohen me kongregacionin e kur dëgjojnë si po përparojnë në të vërtetën. Secili nga këta vëllezër jep pa u kursyer nga vetja si ‘bashkëpunëtor për interesat tona’. (2 Korintasve 8:23) Duhet të imitojmë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Perëndisë.—Hebrenjve 13:7.

  • Për ç’qëllim i vizitojnë mbikëqyrësit qarkorë kongregacionet?

  • Si mund të nxjerrësh dobi nga vizitat e tyre?