Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 3

Si u rizbulua e vërteta biblike?

Si u rizbulua e vërteta biblike?

Studentët e Biblës pas vitit 1870

Numri i parë i Kullës së Rojës, 1879

Kulla e Rojës sot

Bibla paratha se, pas vdekjes së Krishtit, mes të krishterëve të hershëm do të dilnin mësues të rremë që do ta shtrembëronin të vërtetën biblike. (Veprat 20:29, 30) Me kalimin e kohës ndodhi pikërisht kështu. Ata i përzien mësimet e Jezuit me ide fetare pagane dhe, si pasojë, u zhvillua një formë e rreme e krishterimit. (2 Timoteut 4:3, 4) Si mund të jemi të sigurt se sot e kuptojmë saktë çfarë mëson vërtet Bibla?

Erdhi koha që Jehovai të zbulonte të vërtetën. Ai paratha se gjatë ‘kohës së fundit, njohuria e vërtetë do të ishte e bollshme’. (Danieli 12:4) Në vitin 1870, një grup i vogël njerëzish që kërkonin të vërtetën panë qartë se shumë doktrina kishtare nuk ishin të bazuara në Shkrime. Prandaj, nisën të bënin kërkime që t’i kuptonin mësimet origjinale të Biblës, dhe Jehovai i ndihmoi t’i kuptonin.

Njerëz të sinqertë studiuan me kujdes Biblën. Ata Studentë të zellshëm të Biblës, paraardhësit tanë, ndoqën një metodë studimi që e përdorim ende sot. E shqyrtonin Biblën argument pas argumenti. Po të ndeshnin një varg biblik që e kishin të vështirë ta kuptonin, kërkonin vargje të tjera që e shpjegonin. Kur arrinin në një përfundim që ishte në përputhje me pjesën tjetër të Biblës, e hidhnin me shkrim. Kështu, duke lejuar që Bibla të shpjegonte vetveten, rizbuluan të vërtetën për emrin dhe Mbretërinë e Perëndisë, për qëllimin e tij për njerëzimin e tokën, për gjendjen e të vdekurve dhe për shpresën e ringjalljes. Ky kërkim i çliroi nga shumë bindje dhe praktika të rreme.​—Gjoni 8:31, 32.

Në vitin 1879, Studentët e Biblës kuptuan se kishte ardhur koha që e vërteta të bëhej e njohur kudo. Prandaj, atë vit filluan të botonin revistën që botojmë ende sot, Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait. Tani u tregojmë njerëzve të vërtetat biblike në 240 vende dhe në rreth 750 gjuhë. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq e bollshme njohuria e vërtetë!

  • Çfarë ndodhi me të vërtetën biblike pas vdekjes së Krishtit?

  • Ç’na ka ndihmuar të rizbulojmë të vërtetën nga Fjala e Perëndisë?