Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TREGIMI 18

Jakobi shkon në Haran

Jakobi shkon në Haran

A E DI cilët janë këta burra që po flasin me Jakobin? Pasi ka udhëtuar shumë ditë, Jakobi i takon afër një pusi. Këta po kujdeseshin për delet e tyre. Jakobi i pyeti: ‘Nga jeni?’

—Nga Harani,—thanë ata.

—A e njihni Labanin?—i pyeti Jakobi.

—Po. Shiko, ja ku po vjen vajza e tij, Rakela, me tufën e deleve,—u përgjigjën ata. E dallon Rakelën që po vjen atje tej?

Kur Jakobi pa Rakelën me delet e dajës së tij, Labanit, shkoi për të hequr gurin nga gryka e pusit, që të pinin ujë delet. Pastaj Jakobi e puthi Rakelën dhe i tha se kush ishte. Ajo ishte shumë e emocionuar dhe shkoi në shtëpi e i tregoi babait të saj, Labanit.

Labani ishte shumë i gëzuar që Jakobi kishte ardhur të qëndronte me të. E kur Jakobi i kërkoi të martohej me Rakelën, Labani u kënaq. Sidoqoftë, i tha Jakobit të punonte shtatë vjet për të, që të merrte Rakelën. Meqë e donte shumë Rakelën, Jakobi pranoi. Por, a e di çfarë ndodhi kur erdhi koha që ata të martoheshin?

Në vend të Rakelës, Labani i dha Jakobit vajzën e madhe, Lean. Kur Jakobi pranoi të punonte për Labanin edhe shtatë vjet të tjera, ai i dha edhe Rakelën për grua. Në atë kohë Perëndia lejonte që burrat të kishin më shumë se një grua. Por tani, siç tregon Bibla, një burrë duhet të ketë vetëm një grua.