Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 9

Kush janë miqtë e Perëndisë?

Kush janë miqtë e Perëndisë?

Jezu Krishti është Biri i Jehovait dhe miku i tij më i ngushtë e më i dashur. Përpara se të jetonte si njeri mbi tokë, Jezui jetonte në qiell si një krijesë e fuqishme frymore. (Gjoni 17:5) Më pas ai erdhi në tokë për t’u mësuar njerëzve të vërtetën rreth Perëndisë. (Gjoni 18:37) Ai dha edhe jetën e tij njerëzore, për të shpëtuar njerëzit e bindur nga mëkati dhe vdekja. (Romakëve 6:23) Sot, Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, e cila është një qeveri qiellore që do të sjellë Parajsën në tokë.​—Zbulesa 19:16.

Engjëjt janë, gjithashtu, miqtë e Perëndisë. Engjëjt nuk e filluan jetën si njerëz mbi tokë. Ata u krijuan në qiell përpara se Perëndia të bënte tokën. (Jobi 38:4-7) Ka me miliona engjëj. (Danieli 7:10) Këta miq qiellorë të Perëndisë, duan që njerëzit të mësojnë të vërtetën rreth Jehovait.​—Zbulesa 14:6, 7.

Perëndia ka edhe miq në tokë; ai i quan ata dëshmitarët e tij. Një dëshmitar në gjyq tregon atë që di rreth dikujt ose diçkaje. Dëshmitarët e Jehovait u tregojnë të tjerëve atë që dinë rreth Jehovait dhe qëllimit të tij. (Isaia 43:10) Ashtu si engjëjt, Dëshmitarët duan të të ndihmojnë që të mësosh të vërtetën rreth Jehovait. Ata duan që edhe ti të jesh mik me Perëndinë.