Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 8

Kush janë armiqtë e Perëndisë?

Kush janë armiqtë e Perëndisë?

Armiku kryesor i Perëndisë është Satana Djalli. Ai është një krijesë frymore që u rebelua kundër Jehovait. Satanai vazhdon të luftojë kundër Perëndisë dhe u shkakton shumë shqetësime njerëzve. Ai është i lig. Është një gënjeshtar dhe një vrasës.​—Gjoni 8:44.

Të tjera krijesa frymore u bashkuan me Satanain në rebelimin e tij kundër Perëndisë. Bibla i quan ata demonë. Ashtu si Satanai, edhe demonët janë armiq të njerëzimit. Atyre u pëlqen që t’u bëjnë keq njerëzve. (Mateu 9:32, 33; 12:22) Jehovai do ta shkatërrojë përgjithmonë Satanain dhe demonët e tij. Atyre u ka mbetur vetëm pak kohë për t’u nxjerrë telashe njerëzve.​—Zbulesa 12:12.

Nëse dëshiron të jesh miku i Perëndisë, nuk duhet të bësh atë që Satanai dëshiron. Satanai dhe demonët e urrejnë Jehovain. Ata janë armiq të Perëndisë dhe duan të të bëjnë edhe ty armik me të. Ti duhet të zgjedhësh se kujt dëshiron t’i pëlqesh​—Satanait ose Jehovait. Nëse do jetën e përhershme, duhet të zgjedhësh të bësh vullnetin e Perëndisë. Satanai ka shumë marifete dhe mënyra për t’i mashtruar njerëzit. Shumica e njerëzve po mashtrohen prej tij.​—Zbulesa 12:9.