Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 MËSIMI 15

Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që është e mirë

Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që është e mirë

Kur ke një mik të cilin e admiron dhe e respekton, përpiqesh të jesh si ai. «I mirë dhe i drejtë është Jehovai»,​—thotë Bibla. (Psalmi 25:8, BR) Për të qenë miq të Perëndisë duhet të jemi të mirë dhe të drejtë. Bibla thotë: «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si bij të dashur dhe vazhdoni të ecni në dashuri.» (Efesianëve 5:1, 2) Ja disa nga mënyrat për ta bërë këtë:

Ndihmo të tjerët. «Të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve.»​—Galatasve 6:10.

Puno pa u lodhur. «Vjedhësi le të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur, duke bërë me duart e tij atë që është e mirë.»​—Efesianëve 4:28.

Qëndro i pastër fizikisht dhe moralisht. «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës, duke e përsosur shenjtërinë në frikën e Perëndisë.»​—2 Korintasve 7:1.

 Trajtoji pjesëtarët e familjes me dashuri dhe respekt. «Secili prej jush, . . . ta dojë gruan e tij si veten; nga ana tjetër, gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin e saj. Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj.»​—Efesianëve 5:33-6:1.

Trego dashuri për të tjerët. «Le të vazhdojmë të duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia.»​—1 Gjonit 4:7.

Bindju ligjeve të vendit. «Çdo shpirt le të jetë i nënshtruar autoriteteve më të larta . . . Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën.»​—Romakëve 13:1, 7.