Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A dëshiron me zjarr të shohësh plotësimin e premtimeve të Mbretërisë?

 PJESA 7

Premtimet e Mbretërisë​—Bëhet çdo gjë e re

Premtimet e Mbretërisë​—Bëhet çdo gjë e re

 KËPUT një kokërr mollë të madhe nga pema. Para se ta vësh në kosh bashkë me të tjerat, e nuhat. Nuk ndihesh e lodhur ndonëse ke punuar për orë të tëra, madje mund të vazhdosh edhe ca. Mami po punon gjithë qejf në një pemë pranë dhe po bisedon me familjarë e miq të tjerë që po ndihmojnë me vjeljen. Duket kaq e re, tamam si në kujtimet e fëmijërisë sate gjithë ato vite më parë. Nuk të besohet që e pe të plakej në botën që nuk është më prej kohësh. E pe të tretej nga sëmundja, i mbajte dorën kur mori frymë për herë të fundit dhe qave pranë varrit të saj. Por ja tek është sërish, bashkë me shumë të tjerë, e gjallë dhe e shëndetshme!

E dimë se këto ditë do të vijnë! E dimë sepse premtimet e Perëndisë gjithnjë plotësohen. Në këtë pjesë, do të shqyrtojmë si do të plotësohen së shpejti disa profeci të Mbretërisë, të cilat na çojnë në luftën e Harmagedonit. Do të shohim edhe disa nga profecitë emocionuese të Mbretërisë që do të plotësohen pas Harmagedonit. Sa të kënaqur do të jemi të shohim kohën kur Mbretëria e Perëndisë të qeverisë mbi gjithë tokën e të bëjë çdo gjë të re!

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 21

Mbretëria e Perëndisë zhduk armiqtë e saj

Tani mund të përgatitesh për betejën e Harmagedonit.

KAPITULLI 22

Mbretëria bën vullnetin e Perëndisë në tokë

Si mund të jesh i sigurt se premtimet e Jehovait do të plotësohen?