Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: Ndihma nga Zvicra për vëllezërit në Gjermani, 1946; djathtas: Duke rindërtuar një Sallë Mbretërie në Japoni pas tsunamit, 2011

 PJESA 6

Mbështetim Mbretërinë​—Ndërtojmë vende adhurimi dhe japim ndihmë

Mbështetim Mbretërinë​—Ndërtojmë vende adhurimi dhe japim ndihmë

 HYN në Sallën e Mbretërisë dhe mezi e njeh. Gjithmonë ke qenë krenar për këtë ndërtesë. Madje mund të kesh kujtime të bukura për kohën kur ndihmove në ndërtimin e saj disa vjet më parë. Por, në njëfarë mënyre, je edhe më shumë krenar tani, sepse Salla e Mbretërisë është kthyer në qendër të përkohshme ndihme. Pasi një stuhi solli përmbytje dhe shkatërrime në vend, Komiteti i Degës menjëherë mori masa që viktimat e katastrofës të merrnin ushqim, veshje, ujë të pastër dhe ndihmë tjetër. Ndihmat e dhuruara janë organizuar mirë. Vëllezërit dhe motrat hyjnë me radhë, marrin ndihmën e nevojshme dhe, në shumë raste, fshijnë lot gëzimi.

Jezui tha se shenja dalluese e popullit të tij do të ishte dashuria për njëri-tjetrin. (Gjoni 13:34, 35) Në këtë pjesë do të shqyrtojmë si po tregohet dashuria e krishterë te projektet e ndërtimit dhe te vepra e ndihmës që bëjnë Dëshmitarët e Jehovait. Gjithë kjo dashuri është provë e fortë se jetojmë nën qeverisjen e Mbretërisë së Jezuit.

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 18

Si financohen aktivitetet e Mbretërisë

Nga vijnë paratë? Si përdoren?

KAPITULLI 19

Vepra e ndërtimit nderon Jehovain

Vendet e adhurimit nderojnë Zotin, por ai vlerëson diçka tjetër edhe më shumë.

KAPITULLI 20

Shërbimi i dhënies së ndihmës

Nga e dimë se vepra e ndihmës është pjesë e shërbimit të shenjtë që i bëjmë Jehovait?