Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sierra-Leone dhe Guineja

Sierra-Leone dhe Guineja

RRETH 500 vjet më parë, buzë grykëderdhjes së lumit Sierra-Leone, zuri rrënjë e mbiu një pemë e vockël kapoku. Teksa ajo pemë rritej, për 300 vjet me radhë ishte dëshmitare e një kortezhi tragjik. Tregtarët e pashpirt të skllevërve degdisën afro 150.000 burra, gra e fëmijë përtej detit, që të shiteshin nëpër tregjet e huaja të skllevërve.

Pema historike e Kapokut në Fritaun

 Më 11 mars 1792, qindra skllevër amerikanë të liruar u mblodhën nën Pemën e Kapokut për të festuar riatdhesimin e tyre në Afrikë. Po atë ditë, themeluan një qendër banimi që personifikonte shpresën e tyre më të madhe—Fritaunin, qytetin e lirë. Skllevërit e liruar vazhdonin të vinin në Fritaun, derisa u bënë mbi 100 grupe afrikane. Këta qytetarë të sapoardhur e adoptuan Pemën e Kapokut si simbol të lirisë dhe shpresës.

Për gati 100 vjet, Dëshmitarët e Jehovait në Sierra-Leone kanë ngushëlluar njerëzit me shpresën për një liri shumë më të madhe, «lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë». (Rom. 8:21) Kjo do të thotë çlirim nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes kur Mbretëria mesianike e Perëndisë të sjellë paqe dhe kushte parajsore në tokë.Isa. 9:6, 7; 11:6-9.

Ka 50 vjet që zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Sierra-Leone mbikëqyr edhe veprën e predikimit në Guine. Ky komb fqinj ka përjetuar trazira politike, shoqërore dhe ekonomike, prandaj shumë banorë kanë reaguar mirë ndaj mesazhit inkurajues të Biblës.

Dëshmitarët e Jehovait në Sierra-Leone dhe Guine kanë shpallur lajmin e mirë përballë pengesave të panumërta si: probleme fizike, varfëri të skajshme, analfabetizëm mjaft të përhapur, tradita të rrënjosura, përçarje etnike dhe dhunë të llahtarshme. Tregimi që vijon dëshmon për besimin dhe përkushtimin e paepur të këtyre shërbëtorëve besnikë të Jehovait. Jemi të bindur se kjo histori do t’ju prekë zemrën e do t’ju forcojë besimin te «Perëndia që jep shpresë».Rom. 15:13.

NË KËTË PJESË

Pamje e përgjithshme e Sierra-Leones dhe e Guinesë

Mëso më shumë për këto vende, banorët, fenë dhe gjuhën e tyre.

1915-1947 Fillimet (Pjesa 1)

Më 1915, shërbëtori i parë i pagëzuar i Jehovait mbërriti në Fritaun. Shumë veta donin të dinin për Biblën.

1915-1947 Fillimet (Pjesa 2)

Klerikët kishin kurdisur plane për t’ia mbyllur gojën popullit të Perëndisë, por Jehovai ‘ua ktheu të këqijat që kishin bërë’.

1915-1947 Fillimet (Pjesa 3)

Kongregacioni i Fritaunit «ishte tërësisht i zënë me predikimin e fjalës».

«Do të vdesësh brenda vitit»

Zakeus Martini bënte 8 km duke ngjitur e zbritur malin dy herë në javë që të ndiqte mbledhjet e krishtere. Pse ishte i bindur që kishte gjetur të vërtetën?

E quanin Brauni «i Biblës»

Uilliam R. Brauni predikoi në mbarë Ishujt Karaibe dhe në Afrikën Perëndimore. Shiko pse mendonte se kishte një nga privilegjet më të mëdha në botë.

1945-1990 «Çojnë shumë veta në drejtësi»—Dan. 12:3. (Pjesa 1)

Vepra e predikimit do të zgjerohej shumë. Misionarët erdhën për t’i dhënë shtysë rritjes.

Donin ta shikonin

Më 1956, në Fritaun, Sierra-Leone, u shfaq filmi Shoqëria Bota e Re në veprim. A do të vinin njerëzit për ta parë?

1945-1990 «Çojnë shumë veta në drejtësi»—Dan. 12:3. (Pjesa 2)

Dëshmitarët e Jehovait njihen në mbarë Sierra-Leonen dhe Guinenë si njerëz që e nderojnë martesën.

1945-1990 «Çojnë shumë veta në drejtësi»—Dan. 12:3. (Pjesa 3)

Pse politikanët poro propozuan në parlament që të ndalohej vepra e Dëshmitarëve të Jehovait?

Shoqëritë sekrete

Si ndikojnë shoqëritë sekrete, të përhapura në Afrikën Perëndimore, në jetën e burrave e grave?

1945-1990 «Çojnë shumë veta në drejtësi»—Dan. 12:3. (Pjesa 4)

Që t’i ndihmojnë njerëzit të njohin Perëndinë, kongregacionet organizojnë kurse për shkrim e lexim. Teksa gjithnjë e më shumë njerëz mësojnë të lexojnë, rritet nevoja për përkthim.

Distinktivi ishte «pasaporta» e tyre

Si e kaluan delegatët kufirin për në Guine që të shkonin në kongres, pa dokumente udhëtimi, ose pasaporta?

Jehovai më ngriti

Xhei Kambëli, e sëmurë me poliomielit, donte të ndiqte Studimin e Biblës në Kongregacion. Ajo tha: «Do të vij e mbështetur mbi blloqet e drurit që më ndihmojnë të eci». A ia doli mbanë?

1991-2001 Një ‘furrë mundimi’—Isa. 48:10 (Pjesa 1)

Pavarësisht nga lufta, vëllezërit siguruan ndihma materiale dhe ngushëllim frymor për Dëshmitarët dhe të tjerët. Çfarë i ndihmoi të shfaqnin forcë e guxim?

1991-2001 Një ‘furrë mundimi’—Isa. 48:10 (Pjesa 2)

Mes konflikteve, Dëshmitarët e Jehovait «mësonin dhe shpallnin pareshtur lajmin e mirë».

Dikur fëmijë ushtar, tani pionier i rregullt

Një ushtar i ri rebel kujtonte mikpritjen e dashur i treguan kur ndoqi një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait. Çfarë e shty të ndryshonte jetën?

Shpëtuam nga ushtarët rebelë

Pse shpëtuan shumë Dëshmitarë mes vrasjeve dhe kaosit në Pendembu, kur shpërtheu lufta në vitin 1991?

Njeriu i Kullës së Rojës

Një Dëshmitar i Jehovait shërbeu si korrier gjatë luftës civile. Si arrinte të çonte korrespondencën e furnizimet nga Fritauni në Konakri, Guine?

Diçka më e mirë se diamantet

Para se të bëhej Dëshmitar i Jehovait, Tamba Josia punonte në minierat e diamantit. Pse mendon ai se ka gjetur diçka më të mirë se diamantet?

2002-2013 Zhvillimet e kohëve të fundit (Pjesa 1)

Pas luftës civile u formuan kongregacione, u ndërtuan Salla të Mbretërisë dhe u caktuan pionierë specialë atje ku kishte pak Dëshmitarë.

2002-2013 Zhvillimet e kohëve të fundit (Pjesa 2)

Sot, Dëshmitarët e Jehovait në të dyja këto shtete janë të bindur se edhe mjaft të tjerë akoma do t’i përgjigjen lajmit të mirë të Mbretërisë.

I vendosur për t’i shërbyer Jehovait

Filip Tengbeja dhe gruaja e tij ikën kur ushtarët rebelë pushtuan qytetin e tyre, Koindunë. Ata morën pjesë në ndërtimin e pesë Sallave të Mbretërisë gjatë kohës që banonin nëpër kampe.

U dashurova me Sierra-Leonen

Sindi Mekintajëri ka shërbyer si misionare në Afrikë që nga viti 1992. Na tregon pse i pëlqen kaq shumë shërbimi në Sierra-Leone.