Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ISAIA 58-62

«Shpall vitin e miratimit nga ana e Jehovait»

«Shpall vitin e miratimit nga ana e Jehovait»

‘Viti i miratimit nga ana e Jehovait’ nuk është vit i mirëfilltë

61:1, 2

  • Është një periudhë kohe, gjatë së cilës Jehovai u jep zemërbutëve mundësinë për të reaguar pozitivisht ndaj shpalljes së lirisë nga ana e tij

  • Në shekullin e parë, viti i miratimit filloi në vitin 29 të e.s., kur Jezui nisi shërbimin e tij në tokë, dhe zgjati deri në «ditën e hakmarrjes» së Jehovait, në vitin 70 të e.s., kur u shkatërrua Jerusalemi

  • Në ditët tona, viti i miratimit filloi në vitin 1914, kur Jezui u kurorëzua Mbret në qiej, dhe do të përfundojë me shtrëngimin e madh

Jehovai e bekon popullin e tij me ‘pemë të mëdha drejtësie’

61:3, 4

  • Pemët më të gjata në botë zakonisht gjenden së bashku nëpër pyje, ku çdo pemë mbështet tjetrën

  • Rrënjët e përhapura shumë, mund të jenë të pleksura me njëra-tjetrën. Kjo i ndihmon pemët të jenë të qëndrueshme dhe t’u rezistojnë stuhive

  • Pemët e larta u bëjnë hije filizave të njomë dhe i mbrojnë, kurse gjethet që bien nga pemët bëhen pleh dhe pasurojnë dheun

Të gjithë pjesëtarët e kongregacionit mbarëbotëror të krishterë nxjerrin dobi nga mbështetja dhe mbrojtja e ‘pemëve të mëdha të drejtësisë’, mbetjes së të mirosurve