Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Përdore me mençuri literaturën biblike

Përdore me mençuri literaturën biblike

Jezui na mësoi: «Falas morët, falas jepni.» (Mt 10:8) E ndjekim këtë udhëzim të qartë duke ofruar Biblën ose literaturën tonë të bazuar në Bibël, pa i vënë një çmim. (2Ko 2:17) Sidoqoftë, botimet përmbajnë të vërteta të çmuara nga Fjala e Perëndisë. Bëhen shumë përpjekje dhe shpenzime që literatura të shtypet dhe të shpërndahet në kongregacionet përreth botës. Prandaj duhet të marrim aq sa na nevojitet.

Trego aftësi dalluese kur u jep literaturë të tjerëve, madje edhe në vendet e dëshmisë publike. (Mt 7:6) Në vend që thjesht t’u japësh literaturë kalimtarëve, përpiqu të bisedosh me ta për të parë nëse kanë interes. A mund t’i përgjigjesh «po» të paktën njërës prej pyetjeve të kutisë? Kur nuk e përcakton dot nëse dikush ka interes, është më mirë t’i japësh një fletushkë. Sigurisht, nëse ai kërkon një revistë ose një botim tjetër, i japim me kënaqësi një kopje.Pr 3:27, 28.