Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOBI 1-5

Jobi mbajti integritetin nën sprova

Jobi mbajti integritetin nën sprova

Jobi jetonte në Uz gjatë kohës që izraelitët ishin skllevër në Egjipt. Edhe pse joizraelit, Jobi ishte adhurues besnik i Jehovait. Kishte familje të madhe, e gjithë atë pasuri dhe influencë në komunitet. Ishte këshilltar mjaft i nderuar e gjykatës i paanshëm, si dhe bujar me të varfrit e nevojtarët. Jobi ishte një burrë me integritet.

Jobi e tregoi qartë se Jehovai ishte personi më i rëndësishëm në jetën e tij

1:8-11, 22; 2:2-5

  • Satanai e vuri re integritetin e Jobit. Nuk e mohoi bindjen e Jobit ndaj Jehovait; por vuri në dyshim motivet e Jobit

  • Satanai pohoi se Jobi i shërbente Jehovait për interesa egoiste

  • Për t’i dhënë përgjigje akuzës së Satanait, Jehovai e lejoi Satanain ta sulmonte atë njeri besnik. Satanai solli shkatërrim mbi çdo aspekt të jetës së Jobit

  • Kur Jobi mbajti integritetin, Satanai vuri në diskutim integritetin e gjithë njerëzve

  • Jobi nuk mëkatoi dhe nuk e akuzoi Perëndinë për ndonjë gjë të gabuar