Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 STËRVITU PËR SHËRBIMIN

Të mprehim aftësitë në shërbim—Formo vetë prezantimin e revistës

Të mprehim aftësitë në shërbim—Formo vetë prezantimin e revistës
PAMJA

PSE KA RËNDËSI? Edhe pse idetë për prezantim që dalin në fletëstudimin për mbledhje na japin sugjerime të dobishme, ato janë thjesht skema. Është mirë t’i thuash prezantimet me fjalët e tua. Mbase preferon një prezantim tjetër ose mendon se në territorin tënd do të ishte më tërheqëse një temë tjetër. Nëse është kështu, pasi të kesh lexuar revistën, të kesh shqyrtuar idetë për prezantim dhe të kesh parë videon me demonstrime, mund të përdorësh sugjerimet e mëposhtme për të formuar prezantimin tënd.

SI TA ZBATOSH?

Pyet veten: «A dua të përdor një nga prezantimet e sugjeruara?»

PO

  • Përgatit fjalët hyrëse. Pasi jep përshëndetjet e zakonshme, thuaj shkurt e qartë arsyet e vizitës sate. (Shembull: «Kam ardhur sepse . . .»)

  • Mendo si të kalosh nga pyetja te shkrimi dhe te oferta. (Shembull: Për të prezantuar një shkrim, mund të thuash: «Një përgjigje e kënaqshme për këtë pyetje tregohet këtu.»)

JO

  • Zgjidh një temë nga revista që është interesante për ty dhe tërheqëse për territorin

  • Zgjidh një pyetje që kërkon pikëpamjen e personit, që nxit të menduarit dhe bisedën, por që nuk e vë në siklet të zotin e shtëpisë. (Shembull: Pyetjet që dalin në faqen 2 të revistave.)

  • Zgjidh një shkrim për të lexuar. (Nëse po prezanton Zgjohuni!, nuk është e detyrueshme të lexosh një shkrim, meqë kjo revistë është bërë për ata që s’kanë shumë njohuri për Biblën dhe mbase nuk i besojnë fesë.)

  • Formulo një ose dy fjali që shpjegojnë ç’dobi nxjerr personi po të lexojë artikullin

PËR ÇFARËDOLLOJ RASTI

  • Përgatit një pyetje pezull që t’i përgjigjesh gjatë rivizitës

  • Mbaj shënime që të kujtosh çfarë dëshiron të thuash herën tjetër