Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JEREMIA 44-48

Mos ‘kërko gjëra të mëdha për veten’

Mos ‘kërko gjëra të mëdha për veten’

45:2-5

Ka shumë të ngjarë që Baruku të ishte një zyrtar i arsimuar, që punonte në oborrin mbretëror. Edhe pse adhuronte Jehovain dhe me besnikëri e ndihmoi Jereminë, në një pikë të jetës e humbi ekuilibrin. Nisi ‘të kërkonte gjëra të mëdha’, ndoshta më shumë famë në oborrin mbretëror ose begati materiale. Duhej ta ndryshonte mënyrën e të menduarit, që të arrinte t’i shpëtonte shkatërrimit që po i vinte Jerusalemit.