Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Një jetë e thjeshtë na ndihmon të lëvdojmë Perëndinë

Një jetë e thjeshtë na ndihmon të lëvdojmë Perëndinë

Sot, fare kollaj mund ta ndërlikojmë jetën me shumë gjëra. Të mirat materiale duan kohë dhe energji që t’i blejmë, t’i përdorim, t’i mirëmbajmë dhe t’i ruajmë. Jezui bëri një jetë të thjeshtë, që këto gjëra të mos e shkëputnin më kot nga shërbimi i tij.Mt 8:20.

Si mund ta thjeshtosh jetën që të bësh më shumë në shërbim? Po të bëni disa përshtatje si familje, a mund të fillojë ndonjëri shërbimin e pionierit? Edhe nëse tani po shërben në kohë të plotë, mos ke lejuar që dalëngadalë gjërat materiale të ta ndërlikojnë jetën? Një jetë e thjeshtë në shërbim të Jehovait është një jetë plot lumturi dhe kënaqësi.1Ti 6:7-9.

Shkruaj disa mënyra si mund ta thjeshtosh jetën.